• Shkolla Verore si Shkollë 2017
Angelika Stepken: Villa Romana
Angelika Stepken në Shkolla Verore si Shkollë 2017

E Martë, 11 Korrik, 2017, 20:00
Vendi: Klubi i Boksit, Rr. Mark Isaku 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të paraqesë prezantimin e Angelika Stepken, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017.

Kjo ligjëratë do të prezantojë Villa Romana, një rezidencë artistësh gjermanë në Firencë që tenton të operojë në kontekste të ndryshme: në jugun lokal dhe atë global. Villa Romana shihet si një institucion “i dobët” i cili e vlerëson hulumtimin individual dhe shkëmbimin në perspektivat sociale dhe politike.

Që nga fundi i vitit 2006, Angelika Stepken ka qenë drejtoreshë e Villa Romana duke i dhënë një profil të ri këtij institucioni tashmë 112 vjet të vjetër. Më herët ajo drejtonte Badischer Kunstverein në Karlsruhe (1998-2006) dhe punonte si shkrimtare e pavarur dhe kuratore në përmasa ndërkombëtare. Së fundmi ajo kuroi IfA (Institut für Auslandsbeziehungen) ekspozitën ndërkombëtare të udhëtimit “Future Perfect” (E ardhmja e përsosur) e cila në këtë vit udhëton nëpër muze të ndryshëm në Amerikën Jugore. Në 2015 ajo publikoi “On One Side of the Same Water – Artistic practice between Tirana and Tanger”. Këtë vit Revolver Publishing do të publikojë një monografi për artistin italian Ketty La Rocca.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere me Shkollën Verore si Shkollë kanë krijuar një platoformë edukative ndërkombëtare, të stacionuar në Prishtinë, si një model i përparuar; që zhvillon një planprogram ndërdisiplinore dhe angazhon profesionistë nga rajoni dhe më gjerë në ndarjen e njohurive dhe ekspertizës me studentët ndërkombëtarë dhe me publikun.

Orari i plotë i Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017 mund të gjindet në: http://www.stacion.org/en/Public-Lectures-and-Presentations-2017

Konteksti i gjerë i projektit u përgjigjet sistemeve të arsimit të artit në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosne dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni.

Shkolla Verore si Shkollë 2017 është organizuar në bashkëpunim me Allianz Cultural Foundation, mbështetur nga Fondacioni ERSTE, Trust for Mutual Understanding(TMU), Kancelaria Feserale e Austrisë, Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Independent Curators International (ICI), Zyra për Art Bashkëkohor (OCA), Norvegji dhe RIT Kosova. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerëve bashkëpunues do të bëhet e ditur në kohën e duhur.