Nebojša Milikić në Shkolla Verore si Shkollë 2017
E Hënë, 17 Korrik, 2017, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit, Rr. Mark Isaku 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të paraqesë prezantimet e Nebojša Milikić, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017.
Nebojša Milikić: Pse IKEA nuk u themelua në Babushnicë, por në Suedi? (Sipas muzeve historikë në Beograd dhe Stokholm)
Prezantimi fillon me një artikull gazete, nga një seri njoftimesh mediatike që promovojnë hapjen e qendrës tregtare IKEA afër Beogradit. Në përgjigje të pyetjes nga titulli, autori i artikullit të dhënë paraqet tezën se arsyeja për një rezultat të tillë është ekzistenca e një "mendjeje padyshim brilante", e cila në Babushnicë (një qytet i vogël në një rajon të pazhvilluar të Serbisë Jugore) thjesht nuk mund të ekzistojë, përderisa në Suedi natyrisht mundet. Çështja në të cilën ne përqendrohemi është nëse dhe si mund të nxirrej një përfundim kaq misterioz prej ekspozitave të tanishme të muzeve historikë në Stokholm, Beograd apo diku tjetër në Europën e sotme.
Nebojša Milikić (Beograd, 1964)
Punonjës kulturor dhe menaxher, hulumtues dhe aktivist, jeton dhe punon në Beograd, Serbi. Ka studiuar dhe punuar në Institutin për Gjeologji Rajonale dhe Paleontologji në Beograd, ka marrë pjesë në Shkollën e Historisë dhe Teorisë së Imazhit të Qendrës për Artin Bashkëkohor në Beograd) dhe studimet Queer në Qendrën e Studimeve Queer në Beograd. Që nga viti 1995 ai ka qenë i përfshirë në praktikë organizative, artistike dhe kuratoriale në artet vizuale dhe relacionale. Ka iniciuar, realizuar ose bashkë-realizuar disa programe dhe projekte kulturore dhe artistike në Serbi dhe përreth saj. Merr pjesë në projekte të pavarura kërkimore dhe fushata të aktivistëve. Shkruan për krijimet kulturore dhe artistike. Që nga viti 1999 ka punuar në Cultural Center Rex në Beograd si iniciator dhe koordinator i programeve të debatimit dhe programeve për demokratizimin dhe decentralizimin e kulturës. Është njëri nga themeluesit e organizatës kulturore jo-qeveritare REX, dedikuar sfidës kundër revizionizmit historik dhe negacionizmit.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere me Shkollën Verore si Shkollë kanë krijuar një platoformë edukative ndërkombëtare, të stacionuar në Prishtinë, si një model i përparuar; që zhvillon një planprogram ndërdisiplinore dhe angazhon profesionistë nga rajoni dhe më gjerë në ndarjen e njohurive dhe ekspertizës me studentët ndërkombëtarë dhe me publikun.
Orari i plotë i Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017 mund të gjindet në: http://www.stacion.org/en/Public-Lectures-and-Presentations-2017
Konteksti i gjerë i projektit u përgjigjet sistemeve të arsimit të artit në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosne dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni.
Shkolla Verore si Shkollë 2017 është organizuar në bashkëpunim me Allianz Cultural Foundation, mbështetur nga Fondacioni ERSTE, Trust for Mutual Understanding(TMU), Kancelaria Feserale e Austrisë, Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Independent Curators International (ICI), Zyra për Art Bashkëkohor (OCA), Norvegji dhe RIT Kosova. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerëve bashkëpunues do të bëhet e ditur në kohën e duhur.