Beatriz Colomina në Shkolla Verore si Shkollë 2017
E Mërkurë, 19 Korrik, 2017, 20:00
Vendi: Klubi i Boksit, Rr. Mark Isaku 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të paraqesë prezantimet e Beatriz Colomina, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017.
The Exhibition of Desire: Playboy Architecture 1953-1979
Seksi, arkitektura dhe dizajni kanë qenë pazgjidhshmërisht të ndërthurura në faqet e revistës Playboy që nga fillimi i saj. Arkitektura jo vetëm paraqitej thjesht në revistë, por ishte vetë mekanizmi i saj. Fantazitë seksuale dhe fantazitë arkitekturore ishin të pandashme. Arkitektura doli të jetë më joshëse sesa partneret në lojë. Ajo u bë partneri kryesor.
Beatriz Colomina është Profesoreshë e Historisë dhe Teorisë në School of Architecture dhe drejtoreshë thelemuese e programit të Medias dhe Modernitetit në Princeton University. Ajo ka shkruar vazhdimisht mbi çështjet e arkitekturës, artit, seksualitetit dhe medias. Librat e saj përfshijnë: Are We Human? Notes on an Archeology of Design (Lars Müller, 2016), The Century of the Bed (Verlag für Moderne Kunst, 2015), Manifesto Architecture: The Ghost of Mies (Sternberg, 2014), Clip/Stamp/Fold: The Radical Architecture of Little Magazines 196X-197X (Actar, 2010), Domesticity at War (MIT Press, 2007), Privacy and Publicity: Modern Architecture as Mass Media (MIT Press, 1994), dhe Sexuality and Space (Princeton Architectural Press, 1992). Ajo ka kuruar një numër të ekspozitash duke përfshirë: Clip/Stamp/Fold (2006), Playboy Architecture (2012) dhe Radical Pedagogies (2014). Ajo bashkë me Mark Wigley është kuratore e edicionit të tretë të Istanbul Design Biennial (2016).
Exhibiting Anarchitecture: A Detective Story
Legjenda thotë se grupi i artistëve “anarchitecture” rreth Gordon Matta-Clark kanë mbajtur një ekspozitë të rëndësishme në 112 Greene Street në vitin 1974, por nuk ka pothuajse asnjë dëshmi të ekspozitës dhe asnjë nga anëtarët e grupit nuk pajtohen se për cka ishte ajo, kush ishte në grup, sa shpesh takoheshin, ku takoheshin apo pse. Përkundër këtij misteri, ose ndoshta për shkak të tij, anarchitecture është bërë një koncept i famshëm derisa Matta-Clark është kanonizuar vazhdimisht nga historianët e artit. Por misteri thërret për një tregim detektivësh dhe analizash forenzike.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere me Shkollën Verore si Shkollë kanë krijuar një platoformë edukative ndërkombëtare, të stacionuar në Prishtinë, si një model i përparuar; që zhvillon një planprogram ndërdisiplinore dhe angazhon profesionistë nga rajoni dhe më gjerë në ndarjen e njohurive dhe ekspertizës me studentët ndërkombëtarë dhe me publikun.
Orari i plotë i Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017 mund të gjindet në: http://www.stacion.org/en/Public-Lectures-and-Presentations-2017
Konteksti i gjerë i projektit u përgjigjet sistemeve të arsimit të artit në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosne dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni.
Shkolla Verore si Shkollë 2017 është organizuar në bashkëpunim me Allianz Cultural Foundation, mbështetur nga Fondacioni ERSTE, Trust for Mutual Understanding(TMU), Kancelaria Feserale e Austrisë, Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Independent Curators International (ICI), Zyra për Art Bashkëkohor (OCA), Norvegji dhe RIT Kosova. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerëve bashkëpunues do të bëhet e ditur në kohën e duhur.