• Kursi 10: Brenda gjuhës: Arti dhe fjalët
Kursi 10: Brenda gjuhës: Arti dhe fjalët
Kursi 10: Brenda gjuhës: Arti dhe fjalët
Kurs nga Sezgin Boynik
14 – 21 gusht, 2019


Përshkrimi i kursit
“Brenda gjuhës” do të ekzaminoj statusin e gjuhës në prodhimin e artit. Argumenti kryesor filozofik i kursit është që nuk ka asgjë të papërfaqësueshme dhe pafolshme.

Pika fillestare është se kjo mundësi radikale, sekulare dhe materialiste arrihet përmes gjuhës. Teza e kursit është kjo: gjuha na lidhë me botën. Si Raymond William shkruante, “një përkufizim i gjuhës është gjithnjë, në mënyrë implicite apo eksplicite, një përkufizim i qenjeve njerëzore në botë.” Qoftë nëse është një botë e unitetit të imagjinuar, ose botë e luftërave klasore, gjithnjë përmes gjuhës ne kemi relacion me të. Në mënyrë të ngjashme, arti është gjithashtu monedhë e gjuhës, edhe pse arti zakonisht portretizohet si diçka që tejkalon fjalët. Kjo marrëdhënie kontradiktore mes artit dhe gjuhës do të jetë në fokus të kursit.

Paralelisht me këtë mundësi sekulare dhe materialiste ka edhe diçka që esencialisht kontestohet, dhe bëhet lojë fjalësh me konflikt dhe antagonizëm, në sferën e gjuhës. Një gjuhë është një makinë e riprodhimit por në të njejtën kohë transformimet më mahnitëse ndodhin përmes saj.

Lajtmotiv për kursin tonë është përkufizimi i ‘fjalës’ që Roman Jakobson ka formuluar kur ju ka referuar Charles Sanders Peirce: “Konteksti [i gjuhës] është i ndryshueshëm, dhe kuptimi i fjalës kalon në një ringjallje në secilin kontekst të ri, këtu qëndron fuqia kreative e shenjave verbale. Nëpërmes kësaj force kreative, shenjat hapin rrugët drejtë një të ardhme të papërkufizuar, apo që i pret, që i parashikon gjërat që do të vijnë.”

Qëllimi i kursit është të theksuar këto mospërputhje duke u fokusuar në gjuhën si formë të artit, duke përfshirë pyetje të tilla si çka do të thotë kur artistët shkruajnë, në çfarë mënyrë shkrimi i teorisë së artit (teoria që artistët krijjojnë duke ndjekur praktikën e tyre) dallon nga teksti si formë arti, si sfidohen kufijtë e gjuhës së përditshme përmes gjuhës eksperimentale të artit, ku janë kufijtë e gjuhës në kornizën e përfaqësimeve artistike (p.sh. çështja e abstraksionit dhe gjuhës). Për ta bërë këtë, ne do të shqyrtojmë veprën e Futuristëve dhe Formalistëve rusë nga të njëzetat, shkrimet e Malevich, Shklovsky, tezat e Formalistëve në të folurën e Leninit; Situacionizmi Internacional dhe fjalor i fjalëve të kyçura, trashëgimia e lëvizjes surrealiste, duke folur jashtë makinerisë ushtarake të Luftës së Ftohtë, shkrimet e Mustapha Khayati, zhargonet, poezinë punk; Gjuha e artit konceptual jashtë institucioneve, puna e arti & gjuha, teoria e fjalës kolektive; trashëgimia e Black Audio Film Collective si poezi e dekolonizimit dhe gjuha e revoltës dhe kryengritjes, teoritë e gjuhës kombëtare të Ngugi Wa Thiong'o dhe trajta tingujsh të Edward Kamau Brathwaite.


Biografia
Sezgin Boynik është teoricient që jeton dhe punon në Helsinki. Ai ka përfunduar doktoraturën në Kinematografinë Jugosllave të njohur si “Black Wave”. Ai ka bashkë-redaktuar Nationalism and Contemporary Art: Critical Reader (MM & Exit, 2007) dhe History of Punk and Underground në Turqi (Historia e punk dhe underground në Turqi) (BAS, 2008). Publikimet e kohëve të fundit përfshijnë: Noise After Babel: Language Unrestrained (Spector Books, 2015, me Minna Henriksson), In the Belly of the Beast: Art & Language New York Project (Rab-Rab Journal Vol. 4, No. 2, 2017 me Michael Corris), Coiled Verbal Spring: Devices of Lenin's Language (Rab-Rab Press, 2018). Aktualisht është duke punuar në një monografi rreth kontekstit teorik dhe politik të Kolektivit Black Audio Film dhe mbi koleksionin e poezisë konkrete jugosllave.
Ai është redaktor i Rab-Rab: Revistë për Hulumtim Formal dhe Politik në Art,dhe Rab-Rab Press, një platformë botuese e pavarur me seli në Helsinki.


Pjesëmarrja
10 pjesëmarrës do të zgjedhen për këtë kurs. Pjesëmarrësit e interesuar duhet ta lexojnë faqen Regjistrimi dhe kushtet e përgjithshme, ta plotësojnë Formularin e aplikimit, ta bashkangjesin dokumentacionin e kërkuar dhe ta dergojnë nëpërmes sistemit online. Aplikimet me dokumentacion të munguar nuk do të shqyrtohen.

Afati për aplikim është deri me 15 qershor 2019.

Programi ofron bursa për pjesëmarrësit e zgjedhur nga Kosova. Një numër i kufizuar i bursave, që mbulojnë pagesën për pjesëmarrje, janë në dispozicion për pjesëmarrësit nga vendet e tjera.