• Course 14: Institute of Art in the Conditions of 3 Essentialisms
Kursi 14: Insitituti i Artit në kushtet e 3 esencializmave: Kibernetik, de-kolonial, pop performativ
Kursi 14: Insitituti i Artit në kushtet e 3 esencializmave: Kibernetik, de-kolonial, pop performativ
Kurs nga Keti Chukhrov
19 – 21 gusht, 2019


Përshkrimi i kursit
Kursi eksploron pasojat e kritikës së iluminizmit në territorin e artit bashkëkohor, që rezultoi në tri tendencat e fundit parësore: 1. Rishqyrtimin kibernetik të socialitetit; 2. Kritikën de-koloniale të universalizmave, dhe 3. Një kthesë të re performuese që ndryshon epistemologjikisht nga ajo e viteve 1960-ta dhe 1970-ta Këto mbishkrime të fundit në art dhe në teori janë rezultat i trashëgimisë që ka refuzuar iluminizmin dhe humanizmin nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, të zëvendësimit të diskurseve universaliste të filozofisë dhe kulturës nga shkenca, media dhe teknologjia. Kundërshtimi i ashpër i iluminizmit nuk ishte më pak i rëndësishëm në vitet 1960 dhe 1970; megjithatë, në qoftë se në vitin 1960 u bë një paradoks negativist, duke formuar paradigmat konceptualiste kuazi-dadaiste të artit, sot ne dëshmojmë indiferencën dhe amnezinë në lidhje me mohimin e iluminizmit, me fjalë të tjera - humbjen e humbjes.

Parakushtet: studentët duhet të kenë njohuri për dispozitat themelore të estetikës së kohës moderne.

Kursi do të zhvillohet i strukturuar në dy semniare.

Seminari 1. Kalibanizmi obsesiv
Sipas Adornos, iluminizmi doli të jetë më tepër një racionalitet i instrumentalizuar sesa projekti i arsyes së përgjithshme dhe universalizmit kulturor, i bazuar në barazi. Në kornizën e post-filozofive (teoritë e llogaritjes, teknologjisë, mediave, teoria e Aktorit-Rrjetit) kritika e iluminizmit bëhet edhe më e ashpër në ekspozimin e mungesës së fiksionit të iluminizmit. Megjithatë, në të gjitha këto akuza teknologiko-shkencore post-adorniane, si dhe akuzat de-koloniale, iluminizmi nuk gjykohet për dështimin e mendimit dhe të projektit të kulturës universale (siç do të ishte për Adorno), por anasjelltas, për aspiratat e mbetura, që ushqejnë pretendime për arsyen dhe mendimin. Kultura në këtë kontekst fiton një rol të rëndësishëm të operatorit të universalizimit, që ose është kundërshtuar hapur sistematikisht, ose në të kundërtën është shfrytëzuar si modalitet i gjeneralizimit humanitar dhe të rëndomtë (siç ishte rasti në estetikën socialiste dhe marksiste).

Seminari 2. Gjeneza negative e artit
Arti bashkëkohor u formua në vetvete për shkak të kthimit radikal të epistemave të estetikës, duke e çuar vetën në vetë-mohim. Gjeneza negative e artit është arsyeja e pushtetit dhe dominimit të tij global. Interesant është fakti që e ashtuquajtura “kthesa performative” që duhej të sillte vitalitetin dhe dekonceptualizimin e ngurtësisë së artit, nuk pati sukses në vitet 1960 dhe 1970. Praktikat performuese mbetën ekspozita konceptuale, duke rritur kështu fuqinë e artit dhe negativitetin e tij. Arti nuk ka nevojë për teori, sepse ai vetë është teori. Arti humbi trupin, por nuk e humbi territorin e tij edhe pse ai ka mbetur akoma bosh. Megjithatë, në iluzionet e tij rreth rolit emancipues të artit dhe konfuzionit me qëndrimin negativ të artit ndaj iluminizmit, arti filloi të shfaqë paknaqësinë për negativitetin dhe ngurtësinë.
Rrjedhimisht, iu dorëzua praktikave të aplikuara të dizajnit digjital, folklorit de-kolonial dhe kërkimit të kënaqësisë në praktikat performuese: kërcimit, artit të tingujve, teatrit etj, kështu duke ngatërruar zgjerimin me demokratizimin.

Atëherë pyetja që duhet ta hulumtojmë është se cilat janë kërkesat shoqërore dhe institucionale për një indiferencë të tillë dhe nëse kjo indiferencë lehtëson, ose në të kundërtën artikulon horizontet politike të bashkëkohësisë.


Biografia:
Keti Chukhrov (Shkolla e Lartë e Ekonomisë, Departamenti i Studimeve Kulturore) është ScD në filozofi, një profesoreshë e asociuar në Departamentin e Studimeve Kulturore në Shkollën e Lartë Ekonomike të Universitetit Kombëtar të Kërkimit. Aktualisht ajo është një anëtare e Marie Sklodowska Curie në Mbretërinë e Bashkuar, Wolverhampton Un-ty. Është autore e shumë tekste mbi teorinë e artit, kulturën, politikën dhe filozofinë. Librat e saj përfshijnë To Be—To Perform. ‘Theatre’ në Philosophic Critique of Art (Spb: European Un-ty, 2011), dhe Pound &£ (Logos, 1999) dhe një vëllim të shkrimit dramatik: Merely Humans (2010) dhe War of Quantities (Lufta e Kuantiteteve) (2003). Interesat dhe botimet e saj kërkimore merren me 1. Ndikimin e ekonomisë politike socialiste në epistemat e socializmit historik 2. Filozofinë e performimit, 3. Sistemet e artit dhe 4. Neo-humanizmi në kushtet e teorive post-njerëzore. Libri i saj i ardhshëm merret me epistemologjitë komuniste në filozofinë dhe kulturën marksiste sovjetike të viteve 1960-të dhe 1970-ta. Me video-shfaqjen e saj “Love-machines” (Makineritë e Dashurisë) ajo mori pjesë në Asamblenë Bergen (2013) dhe "Specters of Communism" (Spekatorët e Komunizmit) (James Gallery, CUNY, Nju Jork, 2015). Videoja e saj e fundit “Communion” ishte në Trienialën e Ljubljanës U-3 “Beyond the Globe” (Përtej Globit) (2016, cur. B. Groys).


Pjesëmarrja
10 pjesëmarrës do të zgjedhen për këtë kurs. Pjesëmarrësit e interesuar duhet ta lexojnë faqen Regjistrimi dhe kushtet e përgjithshme, ta plotësojnë Formularin e aplikimit, ta bashkangjesin dokumentacionin e kërkuar dhe ta dergojnë nëpërmes sistemit online. Aplikimet me dokumentacion të munguar nuk do të shqyrtohen.

Afati për aplikim është deri me 15 qershor 2019.

Programi ofron bursa për pjesëmarrësit e zgjedhur nga Kosova. Një numër i kufizuar i bursave, që mbulojnë pagesën për pjesëmarrje, janë në dispozicion për pjesëmarrësit nga vendet e tjera.