• Kursi 3: Mendimet jofunksionale
Kursi 3: Mendimet jofunksionale
Kursi 3: Mendimet jofunksionale
Kurs nga Cesare Pietroiusti
5 – 7 gusht, 2019


Përshkrimi i kursit
Mendimi jo funksional mund të jetë relativ në raport me situatën e vetës tënde; mund të jetë një mënyrë për të vëzhguar fragmente të realitetit, për të krijuar lidhje në mes të ngjarjeve, njerëzve, vendeve, pikëpamjeve, besimeve, etj. Çdo ide që nuk përcaktohet drejtpërsëdrejt nga kryerja e një aktiviteti dhe rrjedhimisht shfaqet pa arsye, mund të konsiderohet jofunksionale.

Kjo ide jopraktike, edhe nëse është e panevojshme, jetohet në një mënyrë të jodetyrueshme dhe joneurotike. Është një hije, shfaqja e të cilës nuk mund të parashikohet dhe qëllimi i të cilës nuk është i qartë.Territori i mendimit jofunksional, nuk i përket ekskluzivisht një kategorie të caktuar njerëzish (p.sh. artistëve ose psikopatëve), por e ndajnë të gjithë.

Megjithatë, në shumicën e rasteve, mendime të tilla përjashtohen ose injorohen, sepse ato shqetësojnë në mënyrë parazitore mekanizmat e përqendrimit mendor, që zakonisht gjejnë zbatim në detyra të tilla si puna ose studimi. Mendimet jofunksionale mund të shfaqet në çfardo situate, madje edhe nëse manifestohen në rastet kur vëmendja jonë nuk është e angazhuar. Kjo ndodhë kur të dhënat tona të jashtme dhe të brendshme nuk komandohen mirë për ndonjë qëllim të caktuar, si gjatë një pritjeje të gjatë ose një udhëtimi të vetmuar me automobil.
Prania e vazhdueshme e mendimeve të tilla në kujtesën individuale të dikujt është shumë e rrallë. Nëse ato mendime nuk fiksohen me anë të shkrimit ose me mjete të tjera, ato kanë prirje të zhduken për një kohë të shkurt. Procesi i fshirjes vepron në një mënyrë të ngjashme sikurse me atë që ndodh gjatë harresës së ëndrrave. Një nga idetë kryesore që qëndrojnë pas punës sime është që është e mundur të krijohet një vepër arti që e përqendron vëmendjen në mendimet jofunksionale.

Puna ime është një përpjekje për të artikuluar më mirë këto mendime duke ndërtuar një kontekst komunikues ku ato mund të njihen nga të tjerët si pjesë e një trashëgimie të përbashkët.

Në rastin më të mirë, ky kërkim tregon për ekzistencën e mundshme të një dimensioni psikik që në përgjithësi injorohet. Mendimet jofunksionale mund të mbajnë formën e një "projekti", i cili nëpërmjet zgjidhjeve të ndryshme teknike dhe rrethanave të ndryshme mund të shëndrrohet në një element të komunikimit dhe shoqërimit.

Pjesëmarrësit do të ftohen për të formuluar, përpunuar dhe përdorur disa nga mendimet e tyre jofunksionale.


Biografia
Cesare Pietroiusti është artist që jeton në Romë, kryesisht është i preokupuar me situatat problematike dhe paradoksale që janë të fshehura në marrëdhënie të rëndomta dhe në veprimet e zakonshme. Në veçanti, nëpërmjet veprimeve performuese, praktika e tij trajton marrëdhëniet ndërmjet logjikës së ekonomisë, shkëmbimit dhe vlerës së perceptuar të artit. I trajnuar si mjek, Pietroiusti studioi psikiatrinë në fund të viteve të 1970-ta. Libri i tij si artist Lensieri non-funzionali(1997) - Mendimet Jo Funksionale (2000) dokumenton shumë nga projektet e tij, si ato të realizuara ashtu dhe ato të parealizuara (www.nonfunctionalthoughts.net). Si individualisht ashtu edhe si anëtar në kolektive të ndryshme, Pietroiusti mori pjesë në ekspozita individuale dhe kolektive që nga viti 1977, duke përfshirë “Exhibit A” (Galeria Serpentine, Londër, 1992); “NowHere” (Muzeu i Luizianës, Humlebæk, 1996); Bienalja e Venedikut (1990, 1999, 2003); Bienalja e Tiranës (2005), Performa 07, Nju Jork (2007) dhe Bienalja e Athinës (2009). Projektet individuale të tij u mbajtën në Jartrakor, Romë (1978, 1980, 1983, 1984, 1985), Studio Casoli, Milan (1987), Galeria Alice, Romë (1989); Galeria Primo Piano, Romë (1994); Galeria Ikon, Birmingham (2007); MaMbo, Bolona (2008, me Stefano Arienti); Franco Soffiantino Galeria, Torino (2009); dhe Galeria Wilkinson, Londër (2009). Pietroiusti ka qenë profesor i praktikës të studios në Universitetin e Venedikut (IUAV) nga viti 2004 deri në 2015 dhe profesor MA i fakultetit në Institutin e Arteve në Boston (2009-2016), si dhe kurator në programin e rezidencës Fondazione Ratti në Komo (2007-2011). Bashkë-themelues i shumë projekteve artistike, përfshirë hapësirën eksperimentale Jartrakor në Romë (1977-1985), Gruppo di Piombino (1986-1992) Giochi del Senso e/o Nonsenso (1996), Oreste (1997-2001), Nomads and Residents në Nju Jork (2000-2001), Trastevere 259 (2006-2011), dhe Museo dell'Arte Italiana në Esilio (2010-2011), Lu Cafausu (2007-në vazhdim), Pietroiusti është një nga themeluesit e Fondacionit Lac o Le Mon (2015-) një shtëpi e vjetër në Italinë jugore që është shëndruar në hapësirë për hulumtime artistike, eksperimentale dhe pedagogji ndërdisiplinore.


Pjesëmarrja
15 pjesëmarrës do të zgjedhen për këtë kurs. Pjesëmarrësit e interesuar duhet ta lexojnë faqen Regjistrimi dhe kushtet e përgjithshme, ta plotësojnë Formularin e aplikimit, ta bashkangjesin dokumentacionin e kërkuar dhe ta dergojnë nëpërmes sistemit online. Aplikimet me dokumentacion të munguar nuk do të shqyrtohen.

Afati për aplikim është deri me 15 qershor 2019.

Programi ofron bursa për pjesëmarrësit e zgjedhur nga Kosova. Një numër i kufizuar i bursave, që mbulojnë pagesën për pjesëmarrje, janë në dispozicion për pjesëmarrësit nga vendet e tjera.