Marina Otero në Shkolla Verore si Shkollë 2017
E Shtunë, 22 Korrik, 2017, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit, Rr. Mark Isaku 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të paraqesë prezantimin e Marina Otero, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017.
Ndërtimi i kujtesës institucionale: mbi përfshirjen e praktikave hapësinore të pa autorizuara, të pasigurta dhe të kriminalizuara në muze.
Lëvizja e okupimit ka luajtur një rol të rëndësishëm në dizajnin e strukturës urbane dhe enterierit shtëpiak, si dhe ka sugjeruar alternativa ndaj politikave dominuese të banimit të orientuara ndaj tregut. Për të njohur trashëgiminë e tyre si dhe rëndësinë bashkëkohore, Het Nieuwe Instituut është duke zhvilluar një hulumtim kolektiv rreth okupimit si një praktikë arkitekturore: Architecture of Appropriation (Arkitektura e Përvetësimit). Duke bashkuar ekspertizën e lëvizjes së okupimit me atë të arkitektëve, arkivistëve, studiuesve, avokatëve dhe politikbërësve, ky projekt hulumtues formon bazën për një politikë të re të përvetësimit të Arkivit Shtetëror për Arkitekturë dhe Planifikim Urban Holandez.
Në këtë ligjëratë, ne do të diskutojmë qasjet e reja ndaj përfaqësimit të praktikave hapësinore të dyshimta dhe shpesh kriminale përbrenda kornizave institucionale të një muzeu dhe platformave të tij operuese, përderisa njohim brishtësinë e këtyre komuniteteve dhe nevojën për kufizimin e kujdesshëm të proceseve të përvetësimit institucional. Duke u nisur nga rasti i Architecture of Appropriation, ne do të shqyrtojmë rolin që muzetë mund të kenë në ndërtimin e historisë së një qyteti dhe të banorëve të tij.
Marina Otero Verzier është një arkitekte që jeton dhe vepron në Rotterdam. Ajo është Udhëheqëse për Hulumtim dhe Zhvillim në Het Nieuwe Instituut. Paraprakisht ajo ishte e bazuar në New York, ku ishte Drejtore e Global Network Programming në Studio-X, një rrjet global i laboratorëve hulumtues për eksplorim të së ardhmes së mjedisit të ndërtuar, i cili u lansua nga Graduate School of Architecture Planning and Preservation në Columbia University në vitin 2008. Ajo ishte Profesor Asistent Zëvendësuese në të njëjtin institucion.
Otero studio arkitekturë në TU Delft dhe ETSA Madrid, ku përfundoi Doktoratën në vitin 2016. Teza e saj ‘Evanescent Institutions’ ekzaminoi shfaqjen e paradigmave të reja për institucionet kulturore. Në vitin 2013, si Bursiste e Fulbright, ajo diplomoi si M.S. në Praktikat Kritike, Kuratoriale dhe Konceptuale në Arkitekturë në Columbia Unievrsity GSAPP.
Puna e saj, e vlerësuar rishtazi nga The Graham Foundation dhe Fundación Arquia është publikuar në libra dhe revista të ndryshme. Otero ka bashkë-edituar Promiscuous Encounters (GSAPP Books, 2014), Unmanned: Architecture and Security Series (Dpr-Barcelona, 2016), After Belonging: The Objects, Spaces, dhe Territories of the Ëays Ëe Stay In Transit (Lars Müller Publishers, 2016). Ajo ishte Kuratore Kryesore e Oslo Architecture Triennale 2016 bashkë me After Belonging Agency. Ajo gjithashtu bashkë-kuroi ekspozitat në 2013 Shenzhen Bi-city Biennale dhe në 2014 Istanbul Design Bienniale.
Otero ka dhënë mësim në seminare dhe studio në ETSAM në Barnard College dhe në Columbia GSAPP, si dhe ka ligjëruar në një numër të universiteteve nëpër botë, duke përfshirë AA London, AHO, EPS Alicante, ETSAM, GSAPP, Harvard GSD dhe Ryerson University.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere me Shkollën Verore si Shkollë kanë krijuar një platoformë edukative ndërkombëtare, të stacionuar në Prishtinë, si një model i përparuar; që zhvillon një planprogram ndërdisiplinore dhe angazhon profesionistë nga rajoni dhe më gjerë në ndarjen e njohurive dhe ekspertizës me studentët ndërkombëtarë dhe me publikun.
Orari i plotë i Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017 mund të gjindet në: http://www.stacion.org/en/Public-Lectures-and-Presentations-2017
Konteksti i gjerë i projektit u përgjigjet sistemeve të arsimit të artit në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosne dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni.
Shkolla Verore si Shkollë 2017 është organizuar në bashkëpunim me Allianz Cultural Foundation, mbështetur nga Fondacioni ERSTE, Trust for Mutual Understanding(TMU), Kancelaria Feserale e Austrisë, Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Independent Curators International (ICI), Zyra për Art Bashkëkohor (OCA), Norvegji dhe RIT Kosova. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerëve bashkëpunues do të bëhet e ditur në kohën e duhur.