Ahmet Öğüt: When the axis of the Hamster's wheel is lodged inside Sisyphus’ boulder
Punë kuratoriale nga Albert Heta
12 Qershor 2013 – 13 Korrik 2013
Hapja: 12 Qershor 2013, ora 20:00
Biseda me Artistin: 13 Qershor 2013, ora 20:00
Ahmet Öğüt ka lindur në vitin 1981 në Diyarbakir, Turqi, jeton dhe punon në Berlin, Stamboll dhe Amsterdam.
Së fundi, Ogut përfundoi residencën një vjeçare në Tate, Londër dhe në Fondacionin Delfina, e cila rezultoi me një projekt të madh që është duke vazhduar: Universiteti i heshtjes (2012-). Ogut së fundimi ka pasur ekspozita personale në Künstlerhaus, Stuttgart; SALT Beyoglu, Stamboll; Fondazione Giuliani, Rome; Artspace Visual Arts Centre në Sydney dhe Kunsthalle Basel.
Një përzgjedhje e ekspozitat kolektive në të cilat ka marrë pjesë përfshijnë: Bienalin e 7-të të Liverpulit; Bienalin e 12-të të Stambollit; Bienalin e 4-të të Moskës; Perfoma 09 në New York dhe Bienalin e 5-të të Berlinit.
Ai është fituës i çmimit Europas Zuknuft 2010 i cili ndahet nga Muzeu i Art-it Bashkëkohor në Leipzig (GfZK), çmimit Volkskrant për Art, dhe çmimit Special për Gjeneratat e Ardhshme, në 2012.
Ai përfaqësoi Turqinë në edicionin e 53-të të Bienalit të Venedikut, së bashku me Banu Cennetoğlu.
Ekspozita e Ahmet Öğüt në Stacion - Center for Contemporary Art Prishtina është pjesë e programit vjetor të ekspozitave dhe pjesë e projektit “Rimendimi i Programit të Haposinës (Shoqnore)’.
Puna e Ahmet Öğüt në këtë kontekst dhe për programin e Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë, janë të rëndësishme për praktikën që e bartin, për momentin kohor dhe politik, dhe për rëndësinë e artit, institucioneve të pavarura të artit dhe mendimit të pavarur si tregues i rëndësishm i zhvillimit të demokracisë dhe rrethanave momentale shoqërore.
Të gjitha modulet programore të projektit ‘Rimendimi i programit t’hapësirës (shoqnore)’ janë të ndërlidhura më çështjen e hapësirës shoqnore dhe publike, në kontektsin e ri kohor dhe gjeo-politik, dhe synojnë të prodhojnë hapësira të reja shoqnore për këtë skenë dhe në këtë kontekst, në kohën kur tendencat për ri-centralizimin dhe ri-tradicionalizimin e mendimit dhe shoqërisë nuk janë më të kufizuara në një kontekst apo vend.
Titulli i ekspozitës qëllimisht nuk është përkthyer në gjuhën shqipe. Brejtësi i cili në gjuhën angleze njihet si ‘Hamster’ nuk ekziston për gjuhën ‘standarde’ shqipe.
Ekspozita e Ahmet Öğüt ‘When the axis of the Hamster's wheel is lodged inside Sisyphus’ boulder’ është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Drejorati për Kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së Prishtinës, Technomarket, Ujë Rugove, X-print dhe DZG.