Sislej Xhafa: Prezentim i punëve
Sot në ora 19:00, në Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, Sislej Xhafa do të prezentoj punët e tij të reja. Ky prezentim është në kuader të punëtorisë pesë ditore Dardaleci.
Prej 22 deri mė 26 Janar 2007, Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka organizuar punëtorinë Dardaleci, të udhëhequr nga artisti Sislej Xhafa.
Sislej Xhafa (1970) është i lindur në Pejë, Kosovë. Xhafa ka studiuar në Academy of Fine Arts, Firencë, Chelsea School of Arts, Londër, dhe Minneapolis College of Art and Design, Minneapolis. Sislej Xhafa jeton dhe punon në New York, SHBA.
Xhafa është i njohur në skenën e artit bashkëkohor ndërkombëtar, me punët e tij performative subversive që merrën me realitetet sociale, ekonomike dhe politike të turizmit, marrëdhënieve gjeografike dhe forcave komplekse që i krijojnë shoqëritë moderne globale.
Punëtoria në hapësirën publike Dardaleci është pjesë e projektit Politika dhe Arti Bashkėkohor, moduli Arti Publik në Shoqërinë Jo-Publike, që përkrahet nga Programi Zviceran për Kulture - Kosove, Muzeu i Kosovės, KIJAC dhe QMDNJ e Universitetit tė Prishtinës.