Katër Monumente Madheshtore Islame
Ligjerate nga Dr.Elizabeth Schotten Merklinger
4 Shtator 2007, ora 20:00
Departamenti i Arkitekturës i Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë prezanton Dr.Elizabeth Schotten Merklinger dhe ligjeraten e saj “Katër Monumente Madheshtore Islame”.
Kjo ligjeratë vështron dhe analizon katër monumentet madheshtore të botës Islame:
Pallati i Gurit (The Dome of the Rock) në Jerusalem,
Xhamia e Shahut në Isfahan,
Arkitektura Islame zhvillohet rreth tri strukturave, shumë të ndryshme mes veti: xhamia, pallati dhe mauzoleu.
Xhamitë janë të vecanta në mesin e objekteve religjioze për faktin se ato nuk kane qendër liturgjike, mihrabi tregon vetem drejtimin e Mekës.
Në anën tjetër, pallati dominohet nga personaliteti i monarkut, kthina qendrore e të cilit formon një pikë të theksuar të kompleksit të ndërtesës.
Për shkak të bazës shoqërore dhe politike të Islamit, xhamia rrallëherë ka qenë thjeshtë vetëm vend i lutjes; ajo korrespondon me botëkuptimin që ka kisha, ndërtesa e bashkisë, shkolla dhe bujtine, te këto të gjitha nën një kulm. Nga pikëpamja artistike xhamija ka një rëndësi të madhe. Jo vetëm që kaligrafistët dhe dekoruesit më të mirë kanë stolisur sipërfaqet dhe mihrabin e saj, por poashtu të gjitha objektet e mobiliarit nga qelqi dhe druri kanë qenë të kualitetit më të lartë.
Ne do të vështrojme katër monumente të ndryshme Islame:
1 xhami, 1 pallat dhe 1 mauzole, dhe poashtu një ndërtesë e cila nuk ka leju me u klasifiku.
Kjo ngjarje përkrahet nga Fondacion i Kosovës për Shoqëri të Hapur.