• Joel Grip në Stacion
Joel Grip në Stacion

Joel Grip në Stacion

29 Prill 2011, ora 19:00

Si një kontrabasist energjik dhe producent, Joel Grip luan rol të rëndësishëm skenat e reja të muzikës së improvizuar në Evropë. Me themelimin e Umlaut Records, Joel Grip u be i hapur per forma kreative të organizimit te grupeve të muzikantëve, dhe promovimin e muzikës së tyre nw arenën ndërkombëtare.

Që nga viti 2003 ai ka qenë një nga organizatorët kryesorë të Hagenfesten që mbahet në Dala-Floda, Suedi, një festival i performimeve solo, që i bënte njerëzit të takoheshin. Përveç turneve me grupet si Peeping Tom, Kege Snö, Je Suis! or SNUS, muzika intensive dhe personale e Joel Grip  është dëgjuar në solo, duo apo grupet më të mëdha improvizuese në  Evropë, SHBA dhe Azi. Përveç punës në kontekstin muzikor, bashkëpunimet shpesh përfshijnë valltarë bashkëkohore dhe Butoh, si dhe artistë, poetë, dhe kineastë. Me muzikën e tij, Joel Grip ngit zërin e realitetit duke i bërë zërat e pastrehë të dëgjohen përmes strukturës së quajtur Public Health Music. Joel Grip, në mes tjerash ka performuar me edhe me Evan Parker, Sven-Ajk Johansson, Gary Thomas, Barre Phillips, Alan Silva, Axel Dörner, Raymond Strid, Tatsuya Yoshida, Eva Risser, Sofje Jernberg dhe Niklas Barnö.

Koncerti me Joel Grip është pjesë e Programit Hapësinor, një modul i punës të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.

www.joelgrip.com

www.umlautrecords.com

www.hagenfesten.se

www.publichealthmusic.com