• Curator & Artist Talk
Bisedë mes kuratorës dhe artistit + Koncerti i mbylljes nga Hidde van Schie
Bisedë mes kuratorës dhe artistit + Koncerti i mbylljes nga Hidde van Schie

1 Maj 2010, prej 16:00 deri në ora 20:00

Kjo ngjarje është pjesë e projektit ‘Fantazmat e ëndrrave të vonuara’

Kuratore: Fatos Ustek
Artiste: Anita di Bianco, Young In Hong, Laura Kuch, Hidde van Schie, Lindsay Seers

11 Prill 2010 – 01 Maj 2010

Fantazmat e ëndrrave të vonuara pasqyron ndjenjën e të qenit i ndjekun prej fantazmave të të kaluarës; ndjenjë që ende është e gjallë dhe që i gjason fërshkëllimes për humbjen, e që do të mund të ishte një moment i tanishëm gëzimplote. Ekspozita i bën bashkë pesë praktika të ndryshme - punë që e zgjerojne kornizën konceptuale të ekspozitës në mënyre të tillë që koncepti i ekspozitës çon drejt zgjerimit të gjasimeve dhe asociimeve.

Shoqëritë, individet dhe personat, në kuptimin ontologjik, bashkëjetojne me prodhimin e vazhdueshëm të dëshirës, si dhe me nxitjen për t'i mishëruar ëndrrat e veta. Pasioni si impuls i fortë mund të zbehët për shkak të akumulimit të skajshëm të dëshprimeve, si dhe dështimit për t'i bërë ëndrrat realitet. Edhe pse dështimi nuk paraqet fundin e botës, pasoja e humbjës së besimit në angazhimin politik, ekonomik, psikologjik, emocional, si dhe në domenin shoqëror të një personi, çon deri te krijimi i një rrethi vicioz të ndërlikimeve. Me fjalë të tjera, kjo shkakton një gjendje të nderlikuar mendore, ku e tashmja vazhdimisht përkufizohet prej traumës.

Prandaj, fantazmat i gjasojnë, e përserisin si dhe gati që e rikrijojne përvojen e traumës. Me fjale të tjera, fantazmat janë ikonografi metaforike e traumas që gjendet në natyren e personit (racionalja e shoqërive, karakteristikat e individeve).

Fantazmat e ëndrrave të vonuara është një platforme për aktivizimin e komplikimeve të personit dhe të shoqërive në racionalen e tyre; ajo presupozon që ndjekja është më parë fenomen shoqëror sesa psikoze individuale a bestytni paramoderne; me këtë ajo e hulumton potencialin e ndryshimit radikal politik, shoqëror dhe emocional. Me fjalë të tjera, ajo e implementon ndryshimin, që është i mundshëm vetëm përmes lulëzimit të formave të reja të subjektivitetit dhe të socialitetit.

Fantazmat e ëndrrave të vonuara është pjesë e modulit ‘Kuratoret’, projekt i Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.

Fantazmat e ëndrrave të vonuara përkrahet nga Mondriaan Foundation, Kompania e Sigurimeve Dardania, Technomarket, KTV, Rrokum, Alter Habitus dhe DZG.

Për më shumë infomata për Hidde van Schie (1978) dhe punën e tij vizitoni:
www.hiddevanschie.nl
www.foundationbad.nl
http://vimeo.com/groups/1280/videos/6640243