• Vetëvendosje si Rezistencë
Event1: Vetëvendosje si Rezistencë
Politika dhe Arti Bashkëkohor
Event1: Vetëvendosje si Rezistencë
Debat Publik

22 Shtator 2007, ora 13:00

Moderator: Besnik Pula
Panelistë: Agon Hamza, Tina Finnas, Branimir Stojanovic, Shkumbin Brestovci dhe Dukagjin Gorani

Lëvizja Vetëvendosje! Për një kohë të gjatë është parë si zëri i vetëm aktiv kundër procesit aktual politik të negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës. Në të njejtën kohë mund të definohët si e vetmja pjesë aktive e shoqërisë që është duke përdor shprehje artistike për qëllimet e veta politike. Aksionet e tyre i ngjajnë intervenimeve artistike dhe grupeve aktiviste artistike.

Megjithatë, ata kurrë nuk janë futar për të diskutuar marrëdhëniet e tyre me prkatikat artistike dhe me strategjitë e tyre në një platformë artitistike. Nisma të ngjajshme në rajonin tonë sikur lëvizja Otpor në Sërbi mund të krahasohet me aksionet e Vetëvendosjës!.

Pikat kryesore të këtij debati gjejnë përgjegje për pyetjet si: Si mund të përdorët arti, dhe si përdorët si mjet politik? Cilat janë dallimet mes praktikës së artit aktivist dhe praktikës së artit aktiv? A është Vetëvendosje! Rasti i vetëm ku aktivistët/politikanët veprojnë si artist? A munden aktivistët e lëvizjes si Vetëvendosje! të pozicionohën në kornizën e praktikës artistike? Si mund të komentojmë deklaratën e kryeministrit ‘…ne duhët të përfshijmë më shumë kulturë në politikë…’? Përse ambasdorët dhe zyrtarët e lartë të shteteve me ndikim, të cilët janë prezent në Kosovë shpesh ju është dhënë hapësira të kenë ekspozita personale në galeri dhe të ndikojnë në shumë ngjarje kulturore me praninë e tyre? A është duke u përdor arti si një instrument për politikat ekzistuese, apo a mund të shërbej arti për të krijuar identitete dhe artikulime të reja politike?

Debati do të tentoj të pozicionoj çështjet në një platform të artikulimit diskrusiv dhe të përgjigjet pyetjeve të kulturës së politizuar dhe politikës së kulturuar.


Event1: Vetëvendosje si rezistencë është pjesë e projektit ‘Politika dhe Arti Bashkëkohor’ i inicuar nga Albert Heta dhe Vala Osmani, e prodhuar nga Stacion- Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe e përkrahuar nga: Pro Helvetia - Swiss Culture Program in Kosovo, Kosova Foundation for Open Society, KIJAC dhe DZG.