Punëtori dhe koncerte në artin e muzikës së improvizuar
Prishtinë, 17-22 Tetor 2011
(Prishtina) Unlimited, punëtoria në artin e muzikës së improvizuar, synon të thellohet në procesin kreativ dhe ta lirojë atë nëpërmjet zërit.
Pierre Borel [FR/DE], Joel Grip [SE/FR] dhe Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, ftojnë muzikantë dhe artistë të interesuar, të të gjitha niveleve, të marrin pjesë në punëtorinë e përditshme si dhe të krijojnë mundësinë publikut dhe artistëve të performojnë në mbrëmjet e punëtorisë në koncertet joformale në vende të përzgjedhura në Prishtinë.
Dyshja më aktive në fushën e muzikës eksperimetale të improvizuar në Evropë sot, shpërthyen një gamë ulëruese të aktiviteteve që 'Umlaut' kolektivi ofron/jep, punëtorinë njëjavore të artit të muzikës së improvizuar.
(Prishtina) Unlimited është punëtori që nuk bazohet në një zhanër muzikor, që do të thot se grupi nuk do të provoj të rikrijoj kallëpet egzistuese muzikore si Be-bop, free jazz, death metal, gagaku, minimalizmin etj., por të inspirohet nga ato dhe të krijojë një muzikë të paetiketuar kolektive.
Kjo punëtori përfshin preformimet solo, duo, trio si dhe performimet në ansamble më të mëdha.
Por mbi të gjitha, gjëja kryesore që aspiron kjo punëtori është që të vë në pyetje muzikën, vetvetën dhe shoqërinë që na rrethon. Si të amplifikohet realiteti, të ndëgjohet vetvetja dhe të bëhet e mundur të ndëgjohet dikush tjetër.
Punëtoria do të mbahet në Departamentin e Muzikës në Fakulltetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës (kati i tretë, salla e madhe), prej 17 deri me 22 Tetor 2011 prej orës 13:00 deri 16:00, pasuar nga koncertet joformale në Gegë Café Bar (e marte, 18.10.2011 në ora 21:00), Dit’ e Nat’ Café Librari (e mërkure 19.10.2011 në ora 21:00) dhe Shallter Birrari (e enjte 20.10.2011 në ora 21:00).
Prezentimi përfundimtar i punëtorisë do të mbahet të shtunën, me 22 Tetor 2011 në Stacion – Qendra për art bashkëkohor Prishtinë, duke i dhënë zë orkestri të ri (Prishtina) Unlimited.
Joel Grip dhe Pierre Borel
Muzika e tyre përson ndryshim konstant – zhvillim të vazhdueshëm.
Në të njetën kohë: fillon/ndalet.
Energji interakive bashkëvepruese / meditim intesiv
Qetësi e pikëzuar që vë në pyetjet rrjedhat momentale.
Qëllon dhe në të njejtën kohë i qep plagët
Dhe përsëri shpërthen. Lëviz deri në moment dhe ndalet
dhe fillon përsëri nga e para.
Pierre dhe Joel janë të njohur në në skenën kreative muzikore në tërë Evropën si dhe në Amerikën Veriore dhe Azi. Si antarë shumë aktiv të kolektivit “Umlaut Records”, shprehja e tyre e përqendruar dhe individuale, si solist, apo si grup pjestarësh të ansableve të vogla dhe mëdha si Peeping Tom, Obiliq, SNUS, Pierre Borel Septet, a.o – përforcohen nëpërjet mjeteve të reja të punës organizative të udhëhequr nga artisti. Ata poashtu performojnë me improvizatorë si Axel Dörner, Evan Parker, Alan Silva, Burckard Beins, Raymond Strid si dhe shumë të tjerë.
(Prishtina) Unlimited me Joel Grip dhe Pierre Borel është përkrahur nga Instituti Goethe, Komiteti Suedez per Grante Arti, Ricoh, Hotel Centro dhe DZG.
(Prishtina) Unlimited me Joel Grip dhe Pierre Borel është pjesë e Programit Hapësinor, modulit të punës nga Stacion – Qendra për art bashkëkohor Prishtinë dhe organizohet në bashkëpunim me Fryme e Re - Shoqata për Art, Departamenti i Muzikës i Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, Gege Café Bar, Dit’ e Nat’ Café Librari dhe Shallter Birrari.