Renaud Proch në Shkolla Verore si Shkollë 2017
E Premte, 21 Korrik, 2017, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit, Rr. Mark Isaku 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të paraqesë prezantimin e Renaud Proch, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017.
Renaud Proch është Drejtor Ekzekutiv i Independent Curators International (ICI), ndërsa nga dhjetori i vitit 2009 deri në mars të vitit 2013 ishte Zëvendës Drejtor. Para kësaj, ai ishte Drejtor Senior në Projektin në New York, ku punoi në zhvillimin e karrierës së 21 artistëve, si dhe Drejtor i MC në Los Angeles, një galeri e përkushtuar në produksionin dhe prezantimin e projekteve të reja personale të artistëve të formësuar ndërkombëtarë. Me origjinë nga Zvicra, Proch studioi në Londër, ndërsa në vitin 2001 ai u transferua në Bregun Perëndimor në SHBA. Ai bashkë-themeloi ART2102 të Los Angeles më 2003, një organizatë joprofitabile që përfshinte ekspozita të bazuara në galeri, diskutime në panel, dhe shfaqje me qëllim të zgjerimit të dialogut ndërmjet artistëve dhe kuratorëve vendorë, ndërkombëtarë, të rinj dhe në mes të karrierës. Ai bashkë-themeloi edhe The Backroom në vitin 2005, një arkiv i artistëve në rritje dhe projekt i bazuar në hulumtime lëvizëse në pesë qytete në SHBA, Meksikë dhe Francë. Në vitin 2011, ai bashkë-kuroi me Khwezi Gule një retrospektivë të artistit nga Afrika e Jugut Tracey Rose për Johannesburg Art Gallery në Afrikë të Jugut dhe në Umea Bildmuseet në Suedi, e cila udhëtoi edhe te Nikolaj Kunsthal në Kopenhagë, Danimarkë. Ai ka ligjëruar në Camberwell College në Londër, në Royal College of Art në Londër, në California College of the Arts në San Francisco dhe në Otis College of Art and Design në Los Angeles.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere me Shkollën Verore si Shkollë kanë krijuar një platoformë edukative ndërkombëtare, të stacionuar në Prishtinë, si një model i përparuar; që zhvillon një planprogram ndërdisiplinore dhe angazhon profesionistë nga rajoni dhe më gjerë në ndarjen e njohurive dhe ekspertizës me studentët ndërkombëtarë dhe me publikun.
Orari i plotë i Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017 mund të gjindet në: http://www.stacion.org/en/Public-Lectures-and-Presentations-2017
Konteksti i gjerë i projektit u përgjigjet sistemeve të arsimit të artit në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosne dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni.
Shkolla Verore si Shkollë 2017 është organizuar në bashkëpunim me Allianz Cultural Foundation, mbështetur nga Fondacioni ERSTE, Trust for Mutual Understanding(TMU), Kancelaria Feserale e Austrisë, Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Independent Curators International (ICI), Zyra për Art Bashkëkohor (OCA), Norvegji dhe RIT Kosova. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerëve bashkëpunues do të bëhet e ditur në kohën e duhur.