Rexhep Ferri në bashkebisedim me Mehmet Behlulin
E Martë, 26 Prill 2011, ora 19:00
Në kuadër të ekspozites Director's Cut: Rexhep Ferri (2011/05/04 - 30 Prill 2011), punë kuratoriale nga Albert Heta, piktori akademik Rexhep Ferri, në bashkëbisedim me Mehmet Behlulin, do të paraqes një përzgjedhje të veprave të tij si dhe pikëpamjet e tij lidhur me kontekstin në të cilin këto vepra jane krijuar.
Diskutimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe.
Director's Cut: Rexhep Ferri është pjesë e projektit 'Kthimi në të ardhmën', projekt i Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.
Rexhep Ferri është piktor akademik, poet dhe shkrimtar. Rexhep Ferri u lind në vitin 1937 në Kukës, Shqipëri. Në 1966, Rexhep Ferri u diplomua në Akademinë e Arteve në Beograd, drejtimi i Piktures Monumentale, te profesor Rajko Nikoliq.
Në vitin 1970 ai përfundoi studimet pasuniversitare te po i njejti profesor. Në vitin 1971 Rexhep Ferri u shpërblye me Çmimin e Dhjetor të Kuvendit të Kosoves. Ne 1975 ai mori Çmimin e Sallonit Pranveror të Kosovës. Në vitin 1974 ai u zgjodh ligjeruës në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.
Ekspozitat e zgjedhura personale dhe grupore në të cilat është ekspozuar vepra e tij në pikture përfshijne: The Director's Cut: Rexhep Ferri, punë kuratoriale nga Albert Heta (2011), 'art moderne kosovar' në Cito Arteve Internationale AES, Paris (2007), Galeria Kombetare e Arteve, Tiranë, Shqiperi (2001), Galeria Dodona, Prishtinë, Kosove (1997), Galeria Kulla e Balshajve , Ulqin (1995), Stamboll, Turqi (1989), Ankara, Turqi (1989), Vakko Galeria, Izmir, Turqi (1989), Galeria e Arteve, Sarajeve, Bosnje dhe Herzegovine (1983), Galeria e Arteve te Kosoves, Prishtine, Kosove (1982), Galeria e Qendrës Kulturore të Nishit, Jugosllavi (1980), Galeria e Qendrës Kulturore, Novi Sad, Jugosllavi (1979), (Yvonne) Lambert Gallery, Paris, France (1977), Grafik Grup, Beograd, Jugosllavi (1973), Galeria d'arte il Cenecolo, Vicenza, Itali (1969), Galeria e Qendrës Kulturore, Prishtinë, Kosovë (1967).
Rexhep Ferri që nga viti 2000 është anëtar i Akademise së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës - ASHAK.
Rexhep Ferri ka botuar disa romane dhe botime me poezi.
Mehmet Behluli është një piktor, menaxher arti dhe ligjerues në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës.
Ai u diplomua nga Fakulteti i Arteve i Universitetit të Prishtinës (1987) dhe ka magjistruar në Fakultetin e Arteve të Bukura të Universitetit të Sarajeves (1991). Mehmet Behluli ka qene nismëtar, përpilues i projektit dhe një nga udhëheqësit e projekteve 'Missing Identity', projekt tre-vjeçar (2003-2006), i mbështetur nga Relations, një projekt i iniciuar nga Kulturstiftung des Bundes, Rizoma - hapësirë për komunikim kulturor (2007) dhe Laboratori për Arte Vizuele - LAB.
Një përzgjedhje e ekspozitave, punëve kuratoriale, ligjeratave dhe prezantimeve në të cilat ishte pjesëmarrës përfshijne: 'I need a radical change - ekspozite e artit bashëkohorë Kosovar' e kuruar nga kolektivi WHW, Galeria NOVA, Zagreb (2004); 'AKADEMIA REMIX - Portikus, Städelschule, Frankfurt / Main takon Missing Identity, Kosovë' (2005); 'The Heart of the Matter', organizuar nga Fondacioni Kulturor Europian, Sarajevë, Beograd, Den Haag dhe Amsterdam (2005); 'Hotel Prishtina', organizuar nga Sauerbrey |Raabe kulturelle angelegenheiten, prezantim dy-ditor mbi kulturën bashkëkohore të Prishtinës, Berlin (2008); 'PERSPEKTIVA 10', me kurator Erzen Shkolollin, Tetris - Hapesira Manipuluse, Prishtine (2010).
Mehmet Behluli ishte kurator i 'Conquering new spaces', edicioni i vitit 2005 i ekspozites ndërkombetare vjetore "Çmimi Muslim Mulliqi", organizuar nga Galeria e Arteve të Kosovës (2005),'Projected Glances - Kosovo', video art, stacioni policor, Strasburg, ( 2005), Kurs 03, Muzeu i Kosovës, Prishtinë, bashkëkurator me Shkelzen Maliqin (2003) dhe 'Shiny and elegance', bashkëkurator me Sislej Xhafën, Prishtinë (2002).