Prezentim dhe diskutim:
Ana Dzokic dhe Marc Neelen (STEALTH.unlimited)
E Martë, 7 Korrik 2009, ora 20:00
Prej Venedikut deri në Tiranë - zjarri dhe qështje të tjera 'qe po digjen'
Vitin e kaluar në Bienalen e Arkitektures në Venedik, STEALTH.unlimited (Ana Dzokic dhe Marc Neelen) dhe Saskia van Stein nga Institutit i Arkitektures i Holandes ishin kuratore te Pavilionit Holandez me projektin 'ARCHIPHOENIX Fakultetet e Arktitekturës'.
Përgjegjja e tyre në temën e gjerë 'Atje..: Arkitektura përtej ndërtesave' ka fillu me djegien në flakë te Fakultetit të Akitekturës në Delft (Maj, 2008). Në këtë rast, në vend se të mendohej për një ekspozitë, Pavilioni Holandez është kthy në skenë për hulumtim dhe kërkim dhe në platformë për debat, duke u përqendruar në fakultetet e arkitekturës në kuptim të kapacitetit, fuqisë dhe mundësive të shumëfishta që ato kanë.
Për një javë, projekti pati mundesinë të angazhojë nji rrjet të madh te arkitektëve dhe profesionistëve të tjerë të përfshirë në një shkëmbim të drejtpërdrejt ose si folës, intervistues apo moderator. Pjesemarrësit ishin pjesë e praktikave të reja, vështrues kritik kulturor dhe deri te ekspertët në dizajn. Struktura hapsinore e pavilionit ndryshonte në baza ditore për të akomoduar rrjedhën e aktiviteteve dhe njësinë për editimin e video materialeve aty për aty dhe prodhimit të librave. Deri sa pavijoni kishte rolin e 'shkollës' së përkohëshme, përmbajtja e prodhuar synonte të bëhej planprogram imagjinar për arkitekturë, përtej ndarjes në edukim dhe praktikë.
Në Stacion Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, Ana Dzokic dhe Marc Neelen do të flasin per përvojen në Venedik dhe gjithashtu do të paraqesin tema dhe qështje të cilat do të lidhen me kontributin e tyre si bashkë-kurator në Bienalen Nderkombëtare të Artit Bashkëkohor të Tiranës, e cila do te hapet në shtator te këtij viti. Këtë vit, për herëte pare Bienalja do të paraqes një përqëndrimin në prodhimin hapësinor në qytetet në rajon, nën kushtet neo liberale, dhe gjendjen e tyre si një jehonë e fuqive globale.
Ana Dzokic dhe Marc Neelen bashkëpunojnë qysh nga viti 2000 në STEALTH.unlimited, punë e vendosur në mes të Roterdamit dhe Beogradit. Projektet e ty rmerren me ndërlikushmerinë dhe jo-konsistencën e qytetit bashkëkohore, si Wild City (Beograd), Urban Catalyst (Amsterdam), Challenging the Conservative Brain (Kunstverein Minhen), Cut for Purpose (Museum Boijmans van Beuningen, Roterdam), Lost Highway Expedition ('Ballkani Perendimor').
Në punën e tyre, ndryshimi i perspektivave, prej artit vizuel, hulumtimit urban, intervenimit hapësinor deri në aktivizmin kulturor, janë nje element kyq. Duke krijuar pajisje të cilat mund të marrin formën e një intervenimi specifik në një hapsirë fizike, një rast për shkëmbim të diturisë, por gjithashtu edhe si një pjesë softwar-i, ata krijojnë rrethana testuese për të provuar krijimin e përbashkët në hapësirat urbane dhe kulturore.