Toledo i Dertschei në Shkolla Verore si Shkollë 2017
E Enjte, 20 Korrik, 2017, 20:00
Vendi: Klubi i Boksit, Rr. Mark Isaku 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të paraqesë prezantimet e Toledo i Dertschei, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017.
Në rolin e tyre si dizajnerë, ekipi i Toledo I Dertschei janë veçanërisht të interesuar mbi pyetjen se si është e dizajnuar shoqëria. Mendimet e tilla për rolin e fuqisë dhe reprezantimit të kësaj fuqie jo vetëm që vazhdimisht ndikojnë punën e dy dizajnerëve grafikë por gjithashtu gjithnjë e më shumë ndikojnë në çasjen e tyre kritike ndaj vetë disiplinës së tyre. Eva Dertschei dhe Carlos Toledo janë sa të preokupuar me hetimin e gjuhës dhe shkronjave po aq me përdorimin e tyre në një mënyrë që u jep një zë efektiv temave dhe iniciativave të cilat nuk janë të përfaqësuara në mënyrë adekuate në debatin publik. Në këtë punë, përmbajtja është përherë më e rëndësishme sesa stili ndërsa efikasiteti vizual (që zakonisht definohet rast pas rasti) më i rëndësishëm se dizajni elegant. Puna e tyre është gjithmonë politike, shpesh herë goditëse e nganjëherë propagandistike, por në çdo rast është inteligjente dhe reflektuese. Ajo varion nga dizenjimi dhe konceptimi i një sërë ekspozitash si "Remapping Mozart", e cila u mbajt për të shënuar 250 vjetorin e lindjes së kompozitorit në vitin 2006, deri te përgjegjësia grafike dhe editoriale e revistës "Bildpunkt" për IG Bildende Kunst dhe mbështetjen vullnetare vizuale dhe përmbajtësore të nismës " First of March ", e cila kërkon të mobilizojë mendimin kundër politikave mbizotëruese të migracionit në Austri.
Toledo i Dertschei jetojnë dhe punojnë në Vienë. Që nga viti 1996 ata udhëheqin një studio në Vienë. Ata janë anëtarë të IG Bildende Kunst and design austria.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere me Shkollën Verore si Shkollë kanë krijuar një platoformë edukative ndërkombëtare, të stacionuar në Prishtinë, si një model i përparuar; që zhvillon një planprogram ndërdisiplinore dhe angazhon profesionistë nga rajoni dhe më gjerë në ndarjen e njohurive dhe ekspertizës me studentët ndërkombëtarë dhe me publikun.
Orari i plotë i Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017 mund të gjindet në: http://www.stacion.org/en/Public-Lectures-and-Presentations-2017
Konteksti i gjerë i projektit u përgjigjet sistemeve të arsimit të artit në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosne dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni.
Shkolla Verore si Shkollë 2017 është organizuar në bashkëpunim me Allianz Cultural Foundation, mbështetur nga Fondacioni ERSTE, Trust for Mutual Understanding(TMU), Kancelaria Feserale e Austrisë, Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Independent Curators International (ICI), Zyra për Art Bashkëkohor (OCA), Norvegji dhe RIT Kosova. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerëve bashkëpunues do të bëhet e ditur në kohën e duhur.