Yane Calovski në Shkolla Verore si Shkollë 2017
E Martë, 11 Korrik, 2017, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit, Rr. Mark Isaku 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të paraqesë prezentimin e Yane Calovski, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017.
Prezantimi i Yane Calovskit do të fokusohet në proceset që çojnë në Former City (2018), instalacionin hulumtues më të ri të arkivit të humbur të Planit Urbanistik të Shkupit, të dizajnuar nga Kenzo Tange and Associates më 1963/65 në bashkëpunim të ngushtë me një numër të arkitektëve dhe urbanistëve vendorë dhe Jugosllavë.
Duke përcjellë Master Plan (2008) dhe Obsessive Setting (2010), Former City buron nga pasojat e zjarrit të prillit të vitit 2017, i cili shkatërroi ish-Institutin Shtetëror për Planifikim Urban dhe Arkitekturë në Shkup, si dhe e aksionit qytetar (të iniciuar nga artistët dhe mbështetur nga shumë individë, e organizata shtetërore dhe të pavarura të artit, arkitekturës e kulturës) për të rimarrë, përzgjedhë, organizuar dhe emëruar dokumentacionin e shpëtuar nga ‘bunker dhoma’ e Institutit ku të gjitha dosjet e projektit ishin të dokumentuara me kujdes ndër vite. Me rastin e marrjes së lejes nga pronarët aktualë të Institutit të Urbanizmit, filloi një proces i pastrimit, i përzgjedhjes dhe arkivimit të materialit nga ‘bunker dhoma’. Kjo ripërtëritje e materialit do të shpie përfundimisht në krijimin e një ‘koleksioni post-zjarrit’ të qasshëm nga publiku përmes mekanizmave institucionalë të Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë dhe Muzeut të Qytetit të Shkupit.
Former City do të trajtojë edhe mbetjet e materialit të shtypur të pa shpëtuar, të shkatërruar dhe të kontaminuar, dokumente të rivizatuara, fotografi dhe objekte, që adresojnë mungesën e qasjes së historisë dhe që e bëjnë të dukshëm, të qasshëm dhe diskursiv rrëfimin e rindërtimit modern të qytetit dhe pasojat e tij.
Yane Calovski (1973, Shkup) ka studiuar skulpturën në Akademinë e Arteve të Bukura në Pensilvani (1992-1996) dhe ka përfunduar studimet universitare në Kolegjin e Bennington-it (1997). Ai ka marrë pjesë në programet pasuniversitare të studios në CCA Kitakyushu (1999-2000) dhe në Akademinë Jan van Eyck (2002-2004), ndërsa nivelin Master në produksion të mediave dhe kulturës e ka fituar në Universitetin Linkoping në Suedi (2010). Përvoja e Calovski-t është e fokusuar në traditën e hulumtimit dhe përkthimit, e cila ndërlidhë idetë empirike me analizat referuese historike të artit që shpien në punën e lokalizuar në veçantitë e një hapësire të re gjeografike kulturore dhe politike. Calovski ka ekspozuar, shfaqur dhe publikuar ndërkombëtarisht punën e tij të kontekstualizuar dhe të vizatuar, përfshirë Bunkier Sztuki Gallery of Modern Art in Krakow, Bauhaus Foundation Dessau, Kunsthalle Bregenz, Salzburger Kunstverein dhe Tate Britain ndër të tjera. Puna e tij është paraqitur edhe në Bienalen e 56-të të Venecias – Paviljoni i Republikës së Maqedonisë (së bashku me Hristina Ivanoska, 2015), Bienalen e Fotografisë në Helsinki 2014, Bienalen e Projektit të 2-të D-0 ARK Underground 2012, SpaPort International 2010, Manifesta 7 (2008), PR 04, Manifesta 3 (2000). Ai është paraqitur edhe në FRIEZE London, Art Basel, Vienna Art Fair, Istanbul Contemporary dhe ARCO Madrid. Për përvojën e tij, ai është vlerësuar me ORTung 2012 Fellowship, Allianz Kulturstiftung 2004 Fellowship, the Pew Fellowship in the Arts 2001, ndër njohjet e tjera. Calovski është bashkëthemelues i Press To Exit Project Space (www.presstoexit.org,mk). Ai jeton dhe punon në Shkup dhe përfaqësohet nga ŻAK | BRANICKA në Berlin. www.zak-branicka.com.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere me Shkollën Verore si Shkollë kanë krijuar një platoformë edukative ndërkombëtare, të stacionuar në Prishtinë, si një model i përparuar; që zhvillon një planprogram ndërdisiplinore dhe angazhon profesionistë nga rajoni dhe më gjerë në ndarjen e njohurive dhe ekspertizës me studentët ndërkombëtarë dhe me publikun.
Orari i plotë i Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017 mund të gjindet në: http://www.stacion.org/en/Public-Lectures-and-Presentations-2017
Konteksti i gjerë i projektit u përgjigjet sistemeve të arsimit të artit në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosne dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni.
Shkolla Verore si Shkollë 2017 është organizuar në bashkëpunim me Allianz Cultural Foundation, mbështetur nga Fondacioni ERSTE, Trust for Mutual Understanding(TMU), Kancelaria Feserale e Austrisë, Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Independent Curators International (ICI), Zyra për Art Bashkëkohor (OCA), Norvegji dhe RIT Kosova. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerëve bashkëpunues do të bëhet e ditur në kohën e duhur.