• Shkolla Verore si Shkollë 2017
Yll Rugova: Manifesto e dembelave
Yll Rugova në Shkolla Verore si Shkollë 2017

E Enjte, 20 Korrik, 2017, 19:00
Vendi: Klubi i Boksit, Rr. Mark Isaku 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të paraqesë prezantimet e Yll Rugovës, pjesë e Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017.

Manifesto e dembelave

Si individë, por edhe si ekip, së bashku me partnerët gjithmonë e kemi pasur idenë se në thelb jemi dembela. Dhe kjo është një e vërtetë universale që vlen (ndoshta) për gjithë llojin njerëzor. Kur e kemi themeluar kompaninë Trembelat në vitin 2005, e kishim idenë që të punonim fort, në mënyrë që mos të kishim nevojë për punë më. Përmes Trembelave kemi dashur, në njëfarë mënyrë ta shkruajmë një Manifesto të Dembelave. Diçka që kurrë s'kemi arritur të bëjmë fizikisht—sepse kemi qenë dembela.

Trembelat është fjalë e shpikuar që vjen nga "tre" dhe "dembelat", sepse kemi qenë tre themelues në fillim.

Yll Rugova (1984) është dizajner grafik, tipograf dhe aktivist. Puna e Yllit mund të shifet në gazeta të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri. Në vitin 2005, së bashku me dy dizajnerë dhe ilustratorë të tjerë, ai themeloi kompaninë e dizajnit, Trembelat. Ylli është anëtar bordi i konferencës së dizajnit grafik REDO që organizohet çdo vit në Prishtinë dhe që mbledhë dizajnerë ndërkombëtarë të diskutojmë për çështje të përgjithshme të dizajnit grafik. Është një ndër themeluesit e Partisë së Fortë dhe iniciator i një sërë aktivitetesh politike e shoqërore në Kosovë në çështje si sekularizmi, të përbashkëtat kreative dhe feminizmi.

Në ligjëratën tonë ne do të fokusohemi në dy shembuj të monumenteve (pjesëmarrëse), një në Prishtinë (Kosovë), dhe tjetri në Klagenfurt/ Kelovec (Austri). Të dy monumentet janë skulptura tipografike me shkronja të mëdha të vendosura në hapësira publike.

«NEWBORN» është dizajnuar nga Fisnik Ismaili, në vitin 2008 me rastin e festimit të Pavarësisë së Kosovës dhe është i vendosur para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve Momenti pjesëmarrës është fakti që në të është e lejuar të shkruhet.
«Gerichtssprache»[ Gjuha që përdoret në gjykatë] është dizajnuar nga Toledo i Dertschei dhe është i vendosur para Gjykatës së Qarkut të Klagenfurt. Ajo ishte ndërtuar në vitin 2007 gjatë inaugurimit të ndërtesës së re së gjykatës. Ajo vë në pikëpyetje rregullat e përgjithshme mbi të drejtën e përdorimit të gjuhës së njohur të pakicave në gjykatë. Monumenti mund të përdoret gjithashtu edhe si ulëse nga të gjithë.
Ne do të flasim për historinë e fonteve të përdorura në këto dy monumente dhe përdorimin e tyre në art dhe sferën e reklamave. Ne do të paraqesim shembuj të ndryshëm të aplikimit dhe përdorimit të këtyre fonteve neutrale si në logot e muzeut të Vienës ose për sistemin e drejtimit në transport dhe trafik.


Në fund, do të analizojmë detajet teknike si lexueshmëria, hapësira, estetika etj.

https://en.wikipedia.org/wiki/Newborn_monument

http://www.big-art.at/projekt.de.110.toledo-i-dertschei-2007.htm
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe institucionet partnere me Shkollën Verore si Shkollë kanë krijuar një platoformë edukative ndërkombëtare, të stacionuar në Prishtinë, si një model i përparuar; që zhvillon një planprogram ndërdisiplinore dhe angazhon profesionistë nga rajoni dhe më gjerë në ndarjen e njohurive dhe ekspertizës me studentët ndërkombëtarë dhe me publikun.

Orari i plotë i Programit Publik të Shkolla Verore si Shkollë 2017 mund të gjindet në: http://www.stacion.org/en/Public-Lectures-and-Presentations-2017

Konteksti i gjerë i projektit u përgjigjet sistemeve të arsimit të artit në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bosne dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Slloveni.

Shkolla Verore si Shkollë 2017 është organizuar në bashkëpunim me Allianz Cultural Foundation, mbështetur nga Fondacioni ERSTE, Trust for Mutual Understanding(TMU), Kancelaria Feserale e Austrisë, Zyra e Friedrich-Ebert-Stiftung në Prishtinë, Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Independent Curators International (ICI), Zyra për Art Bashkëkohor (OCA), Norvegji dhe RIT Kosova. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerëve bashkëpunues do të bëhet e ditur në kohën e duhur.