• Estetika e perditshme e pushtetit: Hapësira Urbane, Arti dhe publiku
Estetika e perditshme e pushtetit: Hapësira Urbane, Arti dhe publiku

nga Nita Luci
Estetika e perditshme e pushtetit: Hapësira Urbane, Arti dhe publiku

5 Gusht 2015, në orën 20:00

Vendi: Klubi i Boksit
Rruga Mark Isaku, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Në këtë punim paraqes një etnografi të artit bashkëkohor dhe analizoj politikat e repreyantimeve estetike që rrethojnë manifestimet e identitetit dhe fuqisë. Fukusohem në performancat publike në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, për të parë konfliktet dhe mundësitë që mund te ketë arti bashkëkohor dhe arti publik, dhe nga një tjetër te shohim mënyrat ku performancat publike, instalacionet, protestat,  bëhen pjesë e negociatave përditshme të estetikës dhe fuqia. Me anë të Rancière, synoj  të konsideroj politikën jo si një ushtrim i thjeshtë i pushtetit, por konflikt per formimin e një hapësire si politike (2006). Pyes: a mund arti publik të arrijë këtë kritikë dhe, nëse po, si do të dukej? Analiza siguron një lexim të kampanjave të marketingut publik, arkitekturën simbolik të ndërtimit të shtetit, seri të ngjarjeve kemomrative, protesta, veprave të artit bashkëkohor, dhe ndërhyrje të artit publik. Qëllimi këtu është  të identifikohen regjime të veçanta të reprezantimeve, dhe mënyrat në të cilat ata mundësojnë demarkacionin e kufijve në mes identiteve kombëtar dhe gjinore, si dhe lidhja e tyre me vecoritë politike dhe kulturore dhe lidhjore më globale. Në veçanti, unë argumentoj se mund ta trajtojmë artin publik si një përvojë e takimit të përditshme në mes të fuqisë dhe estetikës ku artistët në hapësirën publike të negociojnë kuptimet e traditës dhe modernitetit.

Nita Luci mban titullin PhD në Antropologji nga Universiteti i Michigan - Ann Arbor. Është ligjeruese  në Universitetin e Prishtinës, Departamentin e Antropologjisë, si  dhe gjithastu jep mësim në Universitetin Amerikan në Kosovë. Hulumtimi i saj është fokusuar në temat e gjinisë dhe burrërisë, shteti, post-socializmit, nacionalizmit, kujtesës, dhe dhunës. Ajo është në kryje të Programit Universitar për Studime Gjinore dhe Hulumtime në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Në pranverë të vitit 2013  ishte për hulumtuese vizituese  në Kolegjin Dartmouth dhe fellow në  Institutin për Hulumtime Gjinore në Dartmouth.

Përveç angazhimeve të universitetit, ajo gjithashtu shërben në bordet e disa organizatave të shoqërisë civile në Kosovë, duke u fokusuar në gjini, LGBT, dhe aktivizmit. Gjithashtu ka punuar me iniviativa në fushën e artit bashkëkohor, si editimi i publikimit të katër shtojcave titulluar:"Gratë dhe /ose Shtrigat Përfaqësimi, Feminizmi dhe Art."

Publikimet e saj përfshijnë: “Our men will not have amnesia”: Civic Engagement, Emancipation, and Gendered Public in Kosovo (co-authored with Linda Gusia, CEU Press 2014); Masculine Habitus: How to Think of Men in Kosova (2011); Un/welcomed Guests: NATO Intervention in Kosova (Routledge, 2011); Events and Sites of Difference: Mark-ing Self and Other in Kosovo (co-authored with Predrag Markovic, Ashgate 2009); Superfluity: Cultural Policies and Contemporary Art (2008); Gender Equality and Women’s Position in Society in Kosovo (2006); The Politics of Remembrance and Belonging: Life Histories of Albanian Women in Kosova (co-authored with Vjollca Krasniqi, 2006); Transitions and Tradition: Constructions of Gender, Nation and Family in Kosova (LitVerlang 2005); Das Schweigen der Frauen: Genderkonstruktionen und Genderdynamiken in Kosova vor und nach dem Krieg (Lit-verlang 2004); Endangering Masculinity in Kosovo: Can Albanian Women Say No? (2002).


Shkolla Verore si Shkollë është e pjesë e programit vjetor të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtnë dhe mbështetet nga: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, Culture for all – faza III, Kosova Foundation for Open Society, Friedrich Ebert Stiftung, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Ministria për Integrim Europian e Republikës së Kosovës, Kanceleria Federale e Autrisë, Ministria Federale për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme e Austrisë, Technomarket, Sindikata, X-print, Ujë Rugove dhe DZG.