• Piktura si Zanat Konceptual + Looking Forward
Piktura si Zanat Konceptual + Looking Forward

nga Adrian Deva
Piktura si Zanat Konceptual + Looking Forward

31 Korrik 2015, në orën 20:40

Vendi: Klubi i Boksit
Rruga Mark Isaku, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Ardian Deva do të preznatoj “Piktura si Zanat Konceptual + Looking Forward”. Fjala painting në gjuhën angleze bazohet në fjalën rrënjë të saj paint (ngjyrë), e cila përmban në vetvete domethënien e artizanatit, ndërsa fjala greke Ζωγραφική (zo̱grafikí̱) për pikturën përkthet si grafika e jetës dhe duket të jetë e lidhur më shumë me qëllimin konceptual të pikturës se sa me atë të artizanatit.
Për shekuj me rradhë, piktura ishte forma dominante e artit vizuel e sot ajo shihet me më shumë diversitet se asnjëherë më parë. Nga të qenit në krye të estetikës novatore në të qenit regresive, e nënvlerësuar dhe e stagnuar, piktura ende duket se qëndron në kuptim dhe interpretim të ngushtë kulturor të asaj se çfarë është dhe çfarë ajo duhet të paraqesë.

Punët e Adrian Devës janë të rrënjosura në praktikën e pikturës dhe si të tilla shqyrtojnë çështjet e pritshmërive kulturore, estetikën e (pa)qasshme dhe kitsch-in, dhe pikturën si formë e kërkimit konceptual në botën e sotme të imazheve lëvizëse, tingujve të pashmangshëm, dhe materialeve vizuele të imponuara të cilat janë të dizajnuar për të tërhequr vëmendjen tonë.

Looking Forward, pjesa e dytë e ligjëratës trajton mendimet në rolin e mësimdhënësve të artit dhe institucioneve tradicionale arsimore në gjendjen vazhdimisht të ndryshueshme të shpërndarjes së informatës dhe në synimin për zhvillim të njohurive të reja.


Shkolla verore si shkollë është një projekt nga Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në bashkëpunim me Akademinë për Arte Pamore - AVA, Lubjanë.

Konferencë: Edukimi, Politika dhe Bashkëpunimi Rajonal është mbështetur nga Friedrich Ebert Stiftung.

Shkolla Verore si Shkollë është e pjesë e programit vjetor të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe mbështetet nga: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, Culture for all – faza III, Kosova Foundation for Open Society, Friedrich Ebert Stiftung, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Ministria për Integrim Europian e Republikës së Kosovës, Kanceleria Federale e Autrisë, Ministria Federale për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme e Austrisë, Technomarket, Sindikata, AMM, X-print dhe DZG.