• Shkolla Verore si Shkollë 2017
Kursi 2: Performativity and its Institutional Ethics
Kursi 2: Performativity and its Institutional Ethics
Udhëhequr nga: Keti Chukhrov
17 – 20 Korrik, 2017


Përshkrimi i kursit
Performativiteti në të tashmen kuptohet si çdo lloj procesi, sjelljeje apo aktivizmi në hapësirën e përgjithshme shoqërore: si rezultat, u bë e rëndomtë edhe ajo që në vitet e perfomativitetit  konsiderohej të jetë një zbulim i madh në emancipim. Përdorimi i tanishëm i fjalës “performancë" nuk e bën dallimin mes metodës dhe zhanrit, duke bashkuar rëndom lloje të ndryshme të praktikave performative dhe aktiviste në kulturën bashkëkohore, teatër, vallëzim, art dhe aktivizëm shoqëror. Përfaqësues të shumtë të studimeve në antropologji ose tendencat më të reja në teatër insistojnë në parëndësinë e atij dallimi, duke përfshirë përgjithësisht hapësirën për aktivitet politik dhe sjelljen radikale artistike  duke shpallur se nuk ka dallim mes artit të performimit, praktikës teatrale bashkëkohore apo agjensëve shoqërorë. Arti bashkëkohor si institut në pjesën e vet nuk kishte për qëllim të integronte këto praktika të reja performative, pasi që vec kishte leksikonet e veta të performativitetit. Sidoqoftë, situata ka ndërruar rishtazi; arti performativ më tepër po importon leksikonet e arteve performuese sesa që po u referohet ndalimeve konceptuale të trashëgimisë së saj performative.

Ndërkohë, paralel me këtë paqartësi, studimet e ontologjisë së performativitetit, si dhe të metodologjive të ndryshme të performimit demonstrojnë shkëputjen e qartë antropologjike mes metodave konkrete të performativitetit. Atëherë, pyetja që duhet hulumtuar është: cilat janë kërkesat kryesore shoqërore dhe institucionale për këtë paqartësi dhe nëse këto paqartësi lyejnë, ose në të kundërtën artikulojnë politikat dhe horizontet e bashkëkohësisë.


Biografia:
Keti Chukrov (Higher School of Economics, Department of Philosophy and Cultural Studies) - ScD në Filozofi (RSUH) prefesoreshë e asociuar në Departamentin e Teorisë së Kulturës në HSE, profesoreshë vizituese në Universitetin Europian në Shën Petersburg. Kreu i departamentit të teorisë në NCCA (Moskë). Interesat e kërkimeve të saj janë ontologjia e performimit, krahasimi i teorive të njohurisë së socializmit dhe kapitalizmit, sistemet e artit dhe studimet post-njerëzore. Ajo gjithashtu është autore e teksteve të shumta mbi teorinë e artit, politikave të kulturës dhe filozofisë, të publikuara në: Afterall, Moscoë Art Magazine, Artforum, Brumaria, Documenta magazines, e-flux journal, Voprosi Philosophii, Problemi, Stasis, etc. Book-length publications include: To Be – To Perform. ‘Theatre’ in Philosophical Criticism of Art (2011); Pound &£ (1999), dhe një volum i shkrimeve: Just Humans (2010).