• Shkolla Verore si Shkollë 2017
Kursi 6: Painting (Re)Framed

Kursi 6: Painting (Re)Framed
Udhëhequr nga Adrian Deva
10 – 24 Korrik, 2017

Përshkrimi i kursit
Ku qëndron piktura në klimën e sotme të pardigmave ndryshuese kulturore? A ka mundësi të reja brenda disiplinës? Cilat janë mundësitë në qasjet indërdisiplinore të pikturës? Si e informon ekspozimi i vazhdueshëm i përmbajtjeve pamore estetikën tonë sot dhe cili është kuptimi i estetikës sot? Pyetje dhe tema të këtilla do të diskutohen në kursin Piktura e (Ri)Kornizuar, por qëllimi përfundimtar është që pjesëmarrësit të inkuadrohen në këtë dialog përmes prodhimit të veprave.

Përderisa udhëzimett në aspektet teknike dhe formale të pikturës do të ju jepen individualisht duke u bazuar në nivelin e përgatitjes dhe aftësisë së pjesëmarrësit, qëllimi kryesor i këtij kursi është të arrijë përtej casjeve tradicionale të mësimit të “zanatit” të pikturës, duke zhvendosur theksin kryesor në shqetësimet konceptuale dhe zhvillimin e provokimit të individit por me casje kuptimplota ndaj pikturës.

Përgjatë kursit, lexime të shkurtëra do të caktohen dhe përdoren si pika fillimi për diskutime që do të ndikojnë në procesin e punës. Ligjërata të vogla periodike të vendosura në sesione të studiove, rishqyrtime të veprave aktuale artistike dhe kritika të shpeshta grupore do të ofrojnë një mundësi për pjesëmarrësit të rrijnë të angazhuar dhe të nxituar përgjatë kursit. Nga pjesëmarrësit pritet të shfaqin motivim të madh duke e angazhuar vetën në një praktikë dy javore në studio, të tentojnë të arrijnë qëllime ambicioze dhe të prodhojnë vepra që sfidojnë normat dhe kanunet tradicionale.

Biografia
Adrian Deva është piktor dhe mësimdhënës i artit. Ai ka përfunduar studimet e tij në Universitetin e Prishtinës, ku ka studiuar Arkitekturën (1992-1994) dhe Pikturën (BFA 1998) dhe stumet e tij post diplomike në Eastern Michigan University (MFA 2004), gjithashtu me koncentrim në pikturë. Ai është duke dhënë mësime të artit në nivel  universiteti që nga viti 2003, dhe nga viti 2008 është ligjërues në Penny W. Stamps School of Art and Design, University of Michigan. Puna e tij kreative sintetizon ndikimin nga një numër burimesh siç janë: migrimi dhe akulturimi, lëvizjet në trendet kulturore dhe reflektimet e tyre në estetikë, art dhe idologji, kiç bashkëkohor dhe “estetika e arritshme.”