Ky kurs fokusohet në arkitekturën e përkohshme të institucioneve kulturore, modelet e tyre të ekspozitave, praktikat kuratoriale, eksperimentet shoqërore dhe ndikimin e tyre në implikimet politike. Ne do të shqyrtojmë rritjen e fundit të aparatit të ekspozitës arkitekturiale dhe si institucionet e kufijshme qarkullojnë nga hapësira e galerisë tek përshkimi i qytetit. Ne do të analizojmë rikonfigurimet rezultuese të lidhjes mes hapësirës, fuqisë dhe politikës në hapësirën urbane duke përfshirë format e reja të kontrollit dhe konsumimit, kushtet e ndryshueshme për përfshirje dhe përjashtime si dhe shfaqjen e metodave të angazhimit dhe agjencisë politike që janë të bërë të mundura nga këto transformime.
Sesionet do të jenë të strukturuara përreth një serie studimesh të rasteve, duke përfshirë hapësirat alternative, bienale dhe trienalet e arkitekturës, komisionet dhe projektet e përkohshme nga institucione të mëdha siç janë MoMA PS1 Young Architect’s Program (YAP), The Serpentine Gallery Pavilion, the BMë Guggenheim Lab, and the Centre Pompidou Mobile, mes tjerash.
Biografia
Marina Otero Verzier është një arkitekte që jeton dhe vepron në Rotterdam. Ajo është Udhëheqëse për Hulumtim dhe Zhvillim në Het Nieuwe Instituut. Paraprakisht ajo ishte e bazuar në New York, ku ishte Drejtore e Global Network Programming në Studio-X, një rrjet global i laboratorëve hulumtues për eksplorim të së ardhmes së mjedisit të ndërtuar, i cili u lansua nga Graduate School of Architecture Planning and Preservation në Columbia University në vitin 2008. Ajo ishte Profesor Asistent Zëvendësuese në të njëjtin institucion.
Otero studio arkitekturë në TU Delft dhe ETSA Madrid, ku përfundoi Doktoratën në vitin 2016. Teza e saj ‘Evanescent Institutions’ ekzaminoi shfaqjen e paradigmave të reja për institucionet kulturore. Në vitin 2013, si Bursiste e Fulbright, ajo diplomoi si M.S. në Praktikat Kritike, Kuratoriale dhe Konceptuale në Arkitekturë në Columbia Unievrsity GSAPP.
Puna e saj, e vlerësuar rishtazi nga The Graham Foundation dhe Fundación Arquia është publikuar në libra dhe revista të ndryshme. Otero ka bashkë-edituar Promiscuous Encounters (GSAPP Books, 2014), Unmanned: Architecture and Security Series (Dpr-Barcelona, 2016), After Belonging: The Objects, Spaces, dhe Territories of the Ëays Ëe Stay In Transit (Lars Müller Publishers, 2016). Ajo ishte Kuratore Kryesore e Oslo Architecture Triennale 2016 bashkë me After Belonging Agency. Ajo gjithashtu bashkë-kuroi ekspozitat në 2013 Shenzhen Bi-city Biennale dhe në 2014 Istanbul Design Bienniale.
Otero ka dhënë mësim në seminare dhe studio në ETSAM në Barnard College dhe në Columbia GSAPP, si dhe ka ligjëruar në një numër të universiteteve nëpër botë, duke përfshirë AA London, AHO, EPS Alicante, ETSAM, GSAPP, Harvard GSD dhe Ryerson University.