Përshkrimi i kursit
“Thënë shkurt, rrëfimi është reprezantim i një ngjarjeje apo serie ngjarjesh. “Ngjarja” është fjala kyce këtu, ndonëse disa njerëz preferojnë fjalën “aksion”. Pa një ngjarje a një aksion, mund të kemi vetëm një “përshkrim”, një “ekspozim”, një “argument”, një “tekst”, a një kombinim të ndonjërës prej tyre ose e të gjithave bashkë, por s’do kemi rrëfim. “Qeni im ka pleshta” është një përshkrim i qenit tim, por nuk është rrëfim sepse asgjë nuk ndodhë. “Qeni im është pickuar nga një plesht” është rrëfim. Tregon një ngjarje. Ngjarja është shumë e vogël- pickim i pleshtit- por kjo mjafton që ta bëjë rrëfim. Pak studiues, ndoshta vetëm ndonjëri prej tyre, do të diskutonte nevojën për të paktën një ngjarje” The Cambridge introduction to NARRATIVE, H. Porter Abbot
Ky kurs është për tregimin e ngjarjes - si ti artikuloni ëndërrat, kujtimet, rrëfimet personale dhe përvojat subjektive- Ai tenton të zhvillojë ngjarjet tuaja dhe mënyrën e artikulimit të tyre, duke e pasë në konsideratë lidhjen që kanë me mediumin dhe gjuhën që zgjedhni. Ne si udhëzues ndajmë ekspertizën tonë në pikturim, produksion filmi, editim, dorëshkrim, film- dhe histori-arti në teori dhe praktikë, dhe do të tentojmë të diskutojmë mbi atë si forma përcjell funksionin brenda punës suaj, për zhvillimin e mëtutjeshëm të saj.
Ngjarjet janë të fuqishme: ato krijojnë kombe, institucione, religjione, disidentë, frikë, zemërim, besim, rebelim dhe rrëfime për krijim të familjes. Shoqëria mediatike e bën informacionin të lëvizë shpejt, por vetëm pak nga ne ja dalim të zhvillojmë ngjarjet tona. Do të dëshironim të u ndihmojmë në zhvillimin e ngjarjeve tuaja dhe të diskutojmë se si një ngjarje gjithmonë shtrihet mbi tjetrën. Jemi kuriozë të dimë si mirreni ju me ngjarjet tuaja.
Biografia
Felix Gmelin jeton dhe vepron në Oslo. Ai ka studiuar në Royal Institute of Art / Kungl, Konsthögskolan në Stockholm 1983—1988 dhe për momentin punon si profesor i artit bashkëkohor në Oslo National Academy of the Arts dhe jep mësim në International Academy of Art në Palestinë.
Ekspozitat e tij individuale përfshijnë PORTIKUS, Frankfurt a.M; Malmö Konstmuseum dhe Gasworks, London; Galerie Nordenhake, Stockholm; Milliken Gallery, Stockholm; Annet Gelink Gallery, Amsterdam; Vilma Gold, London dhe maccarone inc., New York, gjithashtu edhe ekspozitat e tij në Premier | Art | Basel and the Frieze Art Fair.
Ekspozitat grupore përfshijnë Bienalen e 50-të të Venecias të kuruar nga Francesco Bonami dhe Daniel Birnbaum; Bienalen e 52-të të Venecias të kuruar nga Robert Storr; Bienalen e katërt të kuruar nga Barbara Heinrich dhe René Block.Në vitin 2010, Gmelin u shpërblye me çmimin Carnegie Art Award “për një punë që pothuajse është një kërkim arkeologjik i pasojave shoqërore dhe politike të prekjes dhe ekspresivitetit të pikturave. Si temë kyqe në artin e performancës së hershme, Gmelin kthehet në këtë fushë të veprimit në një vepër komplekse që rikonsideron “prekjen” piktorike duke kaluar nëpër median e filmit, pikturës dhe fotove të printuara.” Ai është gjithashtu ligjeron në SCCA World of Art curatorial school.