• Një bisesë për projektin “Penthouse” 2014
Një bisesë për projektin “Penthouse” 2014

nga Edi Hila
Një bisesë për projektin “Penthouse” 2014

31 Korrik 2015, në orën 20:00

Vendi: Klubi i Boksit
Rruga Mark Isaku, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës


Edi Hila për Shkolla Verore si Shkollë do ta prezantoj projektin “Penthouse” 2014”.

Prezentimi do të zhvillohet rreth përvojës kreative, në veçanti rreth konceptualizimit dhe realizimit të projektit të fundit, “Penthouse”, e ekspozuar në Bienalen e Arkitektures në Venedik, 2014.

Prezantimi do të tregoj materialet e mbledhura për ndërtimet e fundit në Shqipëri, nën kushtet e zhvillimeve të fundit në demokraci, për pronën private dhe ekonominë e tregut. Së dyti, prezentimi do të zhvillohet rreth të gjeturave në lidhje me situatat e reja në ndertim dhe arsyet që kjo nismë të arrijë një përfundim të definuar mirë që ka të bëjë me fenomenin e ri të shfaqur, shumë kompleks dhe shumështresor sikurse gjendja psikologjike, shoqërore, ekonomike dhe antropologjike. Ndryshimet në peisazh dhe ambient, marrëdheniet institucionale në kontekstin e burokracisë administrative, kulturës estetike dhe afinitetet spontane në zgjedhjen e lidhura me bukurinë deri tek traditat kreative të njerëzve. Duke mos harruar marrëdheniet e reja të krijuara pas imigrimit në vendet përreth. Prezentimi do të tentoj të sqaroj, që shumë prej momenteve të lartpermendura janë prezente edhe në vende tjera të Ballkani, duke siguruar prezencen specifike të karakteristikave që tejkalojnë kufijtë e Shqipërisë.


Shkolla Verore si Shkollë është e pjesë e programit vjetor të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe mbështetet nga: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, Culture for all – faza III, Kosova Foundation for Open Society, Friedrich Ebert Stiftung, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Ministria për Integrim Europian e Republikës së Kosovës, Kanceleria Federale e Autrisë, Ministria Federale për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme e Austrisë, Technomarket, Sindikata, AMM, X-print dhe DZG.