• Open Call2
Open Call2: Dita Ethemi, Alban Muja, Agon Hamza
Debat i hapur: Open Call2

7 Mars 2007, ora 18:00

Moderator: Era Krasniqi
Panelist: Dita Ethemi, Alban Muja, Agon Hamza

Stacion Qendra për Art Bashkëkohor, Prishtinë, në kuadër të projektit "Politika dhe Arti Bashkëkohor" dhe programit të paraparë të implementohet në pjesën e fundit të këtij projektit ka ndarë dy module kohore të rezervuara për projektet e artistëve që realizohen me procedurën e ashtuquajtur Open Call apo Konkurs i Hapur.

Open Call2 i bazuar në parimin e "divizion of labor" apo "ndarjes së punës në shoqëri" mbështetet në decentralizimn e vendimmarrjes, ku këto tri role (artisti, kuratori dhe kritiku) punojnë në produktin
final, që në këtë rast është ekspozita. Ekspozita shndërrohet në një vend ku bëhet prodhimi përmbajtjes.

Stacion në këtë rast është edhe një herë një hapësirë e lirë - në një kohë dhe vend të caktuar - hapësirë e nevojshme që të bëhen zgjedhjet fundamentale për reflektim, riformulim dhe "bërjen e gabimeve".

Dita Ethemi është artistja e parë e Open Call2. Kurator i ekspozitës 'Open Call2: Dita Ethemi', është Alban Muja.
Agon Hamza e ka furnizu këtë kooperativë me tekste kritike për art, qëndrime dhe me mendimet për artin bashkëkohor. Era Krasniqi është koordinatore e ekspozitës dhe pika prekëse e strukturës së Stacionit me artisten dhe kooperativën që e ka realizu ekspozitën.

Debati i hapur: Open Call2 do ti shqyrtojë çështjet me të cilat kjo kooperativë njerëzish është përballë gjatë procesit prodhues.

Disa nga çështjet e identifikuara për diskutim nga moderatorja e debatit janë:

• Debati do të tentojë ta dekonstruktojë idenë e pranishme ne këtë kontekst që praktikat artistike janë çështje të ngushta dhe romantike, ku artisti është gjeniu që punon i izoluar dhe është gjithnjë në pritje të zbulohet nga të tjerët.

• Identifikimi i kualiteteve të njëri tjetrit në kooperativë, futja në funksion të atyre kualiteteve.

• Nga pozicioni i kritikut, cilat kanë qenë pikat kritike të kooperativës?Si kanë ndikuar këto në produktin final?

• Bashkëpunimi gjatë procesit: a ka pasur tendenca vetë-cezuruese nga të tri palët e përfshira apo procesi ka prodhu përmbajtje.

• Roli i kritikës në zhvillimin e artit bashkëkohor dhe krijimin e një publiku më kritik ndaj veprave të artit bashkëkohor.


Debati është i hapur. Pjesëmarrja është e lirë.