Thirrje e Hapur 2: Dita Ethemi
13 Shkurt - 7 mars, 2008
13 Shkurt 2008, ora 19:00
Puna kuratoriale Alban Muja
Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor, Prishtinë, në kuadër të projektit "Politika dhe Arti Bashkëkohor" dhe programit të paraparë të implementohet në pjesën e fundit të këtij projektit ka ndarë dy module kohore të rezervuara për projektet e artistëve që realizohen me procedurën e ashtuquajtur Open Call apo Konkurs i Hapur. Open Call si formë e hapur përzgjedhjës së artistëve është mbështetet në decentralizimn e vendimarrjes dhe sheh punën artistike të propozuar si kriter bazë për përzgjedhje.
Open Call1 nuk është realizu për shkak të mosplotësimit të kritereve bazë të vendosuna në Open Call nga artistët që kanë aplikuar.
Juria e Open Call2 ka zgjedh si projekte fituese punët e Dita Ethemi dhe Klaus Schafler.
Open Call2: Dita Ethemi ka fillu procesin të cilin Stacion sipas planit paraprak e ka mbështetet në decentralizimn e vendimarrjes dhe principeve te "division of a labour". Stacion në këtë rast ka marrë rolin e provajderit të hapsirës, ruter-it të informatave dhe lojtarit që vetëm ne fillim të procesit sfidon një artist të luaj kuratorin dhe një kritik shoqnor të luaj kritikun e artit bashkëkohor.
Të dyja këto role në këtë skenë nuk ekzistojnë. Kjo skenë nuk ka kurator. Ka artistë që e luajnë kuratorin. Kjo skenë nuk ka kritik të artit bashkëkohor. Ka njerëz që e luajn këtë rol. Kjo skenë ka artiste.
Kurator i ekspozitës Open Call2 është Alban Muja. Agon Hamza ka furnizu këtë koperativë me tekste kritike për art, qëndrim dhe mendimet e kuqe për artin bashkëkohorë. Era Krasniqi është koordinatore e ekspozitës dhe pika prekëse e strukturës së Stacionit me artisten dhe koperativën që e ka realizu ekspozitën.
Nji artist i njohur një herë na patë thanë "ekspozita personale është e mërzitshmë për mu. Du me punu me kurator! Du me i përlesh mendimet e mia me ni kurator!".
Dita Ethemi është artistja e shpërblyer të punojë më një kurator dhe një kritik në një strukturë komplekse që e bënë një ekspozitë. Kjo përvojë si gjithçka tjetër në Stacion është e ndërtuar për këtë skenë dhe këtë kontekst.