• Art & Krim
Art & Krim

nga Felix Gmelin
Art & Krim

27 Korrik, 2015, në orën 20:00

Vendi: Klubi i Boksit
Rruga Mark Isaku, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës


Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të ju ftojë në hapjen e Shkollës Verore si Shkollë me prezantimet “Art & Crime” nga Felix Gmelin dhe “The Lack and Its Supplement: The intersection of nation and gender in public monuments” nga Suzana Milevska dhe muzika “Midis Verës”, miksuar nga Uran B.

Felix Gmelin, i lindur më 1962 në Heidelberg, ka studiuar në Institutin Mbretëror të Artit në Stokholm dhe momentalisht kalon kohën e tij ndërmjet Sarajevës, Stokholmit dhe Oslos. Ne Oslo ai punon si profesor i artit bashkëkohor në Akademinë Kombëtare të Artit KHiO që prej vitit 2014. Puna e Gmelin-it hulumton skulpturat politike dhe gjuhën duke krahasuar lëvizjet politike bashkëkohore me ato të kohës së kaluar në mënyrë që të gjejë modele artistike dhe shoqëroro-politike për të ardhmen.

Ai është i interesuar për rolin e kulturës në shoqëri dhe se si metodat artistike mund të përdoren në periudhat e ndryshimit shoqëror, si dhe në atë se si ndryshimi shoqëror nga ana tjetër, mund të bëhet pjesë e praktikës personale kulturore. Punët e Gmelin-it janë prezantuar para audiencës së gjerë të artit, në ekspozita si: Bienalen e 50 dhe të 52 të Venedikut, the Berlin Biennale 4 dhe kohët e fundit janë parë në Deichtorhallen në Hamburg dhe Tirana Open 1 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, Shqipëri.

Uran B. “Midis Verës”
Uran B. thekson epitetin e “ritmit, emocionit dhe ankthit që trazon shpirtin e pangopur të muzikës elektronike”. Shkurt, ai është një kurë e balancimit emocional në platformën e vallëzimit.

I lindur në një vend me plot beton, në Prishtinë, Kosovë, qytetarët e të cilës konsiderohen si Evropianët më të Rinj, Uran B. e kthen pasionin e tij në një platformë të vështirë si pasojë e zhvillimit të ngadalshëm në vend. Por duke qenë gjithmonë i gatshëm për sfida, ai mbështetet në fjalë/ tekst drejt një interpretimi të vërtetë muzikor, një kuptim i cili gjithmonë e eklipson atë që quhet trend.

Uran B. është artist i përzgjedhur nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për pjesëmarrje në Mediterranea 17 Bienali i Artistëve të rinj të Evropës dhe Mediterranit në Milano, 22 – 25 Tetor 2015.

Shkolla verore si shkollë është një projekt nga Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në bashkëpunim me Akademinë për Arte Vizuale - AVA, Lubjanë.


Shkolla Verore si Shkollë është e pjesë e programit vjetor të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtnë dhe mbështetet nga: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, Culture for all – faza III, Kosova Foundation for Open Society, Friedrich Ebert Stiftung, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Ministria për Integrim Europian e Republikës së Kosovës, Kanceleria Federale e Autrisë, Ministria Federale për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme e Austrisë, Technomarket, Sindikata, X-print, Ujë Rugove dhe DZG.