Kursi 1: In the Museum of History
Udhëhequr nga: Boris Buden
17 - 20 Korrik, 2017
Përshkrimi i kursit
“Në periudhën post-historike nuk do të ketë as art e as filozofi, vetëm kujdes të përjetshëm të muzeut të historisë së njeriut,” ka shkruar një qerek shekulli më parë Francis Fukuyama. Ai duket të ketë pasur të drejtë. Në përgjithësi epoka jonë është e fiksuar me të kaluarën. Pierre Nora madje e quan atë “epokë e përkujtimit”? Por nga vjen ky fiksim me të kaluarën? Pse ka marrur një formë kulturore? Dhe pse është bërë një problem kaq i madh në jetërat e individëve dhe kolektivit të sotëm dhe në praktikën e artit bashkëkohor gjithashtu? Interesi i rritur në të kaluarën, i shfaqur në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, përputhet jashtëzakonisht shumë me shumicën e transformimeve historike që kanë gdhendur botën tonë në katër dekadat e fundit: rraskapitja e energjive ëndërrimtare të modernitetit industrial si dhe mohimi historik i idesë së revulocionit; rritja e rëndësisë së kulturës në mënyrat post-Fordiste të prodhimit dhe së fundmi, shfaqja e gjithëllojshme e identiteteve politike.
Kursi do të diskutoj konceptet kryesore të memorializmit të ri sikur trashëgimia kulturore ose kujtesa kolektive dhe do të fokusohet veçanërisht në praktikën artistike që ballafaqohet me këtë fenomen.
Biografia
Boris Buden është shkrimtar dhe kritik kulturor që vepron në Berlin. Ai ka doktoratë në fushën e teorisë kulturore nga Humboldt University në Berlin. Në vitin 1990 ai ka qenë redaktor i gazetës Arkzin në Zagreb. Esetë dhe artikujt e tij mbulojnë tema për filozofi, politikë, kulturë dhe kritikë arti. Ai ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme dhe projekte arti në Europën perëndimore dhe jugore, Azi dhe SHBA përfshirë Documenta XI. Mes librave të fundit të tij është edhe: Zone des Übergangs: Vom Ende des Postkommunismus (Zona e Tranzicionit: Mbi fundin e Post-komunizmit), Suhrkamp 2009. Aktualisht, Budeni jep mësim për teorinë kulturore në Fakultetin e Artit dhe Dizanit, Bauhaus-University Weimar. Ai jeton dhe vepron në Berlin.