• Shkolla Verore si Shkollë 2017
Kursi 4: Exhibiting: (En)Countering Temporalities
Kursi 4: Exhibiting: (En)Countering Temporalities  
Udhëhequr nga Rike Frank
10 – 14 Korrik, 2017

Përshkrimi i kursit
Shpeshherë, ekspozitat konsiderohen si yjësi të përkoshme të veprave: Si ngjarje të shënuara nga një fillim dhe një fund. Sidoqoftë, këtë aranzhime mishërojnë në vete një seri strukturash të përkohshme, që mbajnë, fuqizojnë dhe ndërmjetësojnë një llojshmëri dinamikash, ritmesh dhe procesesh, momente të prezencës dhe mungesës, së mbledhjes, zhvendosjes, ndryshimit ose mendje-hapjes. Jo domosdoshmërisht punët shpalosin dimensionet e tyre të përkohshme në përputhje me hapjen ose mbylljen e ekspozitës ose me kohjen e pamjes; ato mund të ekzistojnë në kohë por bëhen të dukshme vetëm përmes veprimit të ekspozimit. Si ndikojnë këto dimensione të përkohshme në mënyrën se si ne e kuptojnë një vepër ose një praktikë? Si ndërhyjnë, pranojnë ose ekspozojnë përvojën e kohës artistët në një sens që përkohësia bëhet strategji e rezistencës por edhe pikë e fillimit? Dhe si  kontribuojnë dhe pasqyrojnë këto ekspozita kushtet e përkohshmë bashkëkohore të strukturimit dhe të qenit të strukturuara nga koha?


Biografia
Rike Frank, është profesoreshë e asociuar e studimeve për ekspozitë, kuratore dhe shkrimtare. Vepron në Berlin. Rike Frank ka studiuar komunikimin, shkencën e medias, historinë e artit dhe filozofinë, me fokus në filmin, teorinë dhe historinë e medias në Universitetin e Salzburgut. Fusha e saj kryesore është kurimi dhe të bërit e ekspozitave me një fokus në praktikat artistike bashkëkohore.Përgjatë viteve të fundit ajo ka hulumtuar tekstilet si dhe dimensionet e përkohshme të ekspozimit. Si kuratore dhe hulumtuese në Akademinë e Arteve Pamore Laipcig (2010- 2012) ajo ka programuar hapësirën e galerisë së Akademisë dhe ka themeluar serinë e ekspozitave dhe ligjëratave «Studio International».

Në 2010, në bashkëpunim me kuratorin Grant Watson ajo gjithashtu ka iniciuar hulumtimin afatgjatë dhe projektin ekspozitë «Textiles: Open Letter», që mirret me tekstilet në artin bashkëkohor, historinë, materialitetin dhe gjuhën e tyre; këto prezantime përfshijnë ekspozitën «Abstractions, Textiles, Art» në muzeun Abteiberg, Mönchengladbach, konferencën «The Haptic Space» në akademinë e Arteve të bukura Vienë si dhe serinë e seminareve në bulegoa z/b në Bilbao.

Më herët ajo ka qenë anëtare e ekipit të programit për European Kunsthalle në Cologne dhe në Ludlow 38, Nju Jork. Së fundmi, ajo ka edituar publikimet «Constanze Ruhm. Coming Attractions» (2012), «Sketches of Universal History Compiled from Several Authors» nga Sarah Pierce (2013) si dhe ngjarjet e radhës «Timing–On the Temporal Dimension of Exhibiting» (2014, bashkë-redaktore) si dhe «Textiles: Open Letter» (2014, bashkë-redaktore).

Si shkrimtare ajo ka kontribuar në një mori publikimesh, përfshirë këtu Afterall, Artforum, Texte zur Kunst, Camera Austria and springerin. Rike është anëtare e bordit këshillues të Kunstverein Tromsø.