• Shkolla Verore si Shkollë 2017
Kursi 7: Publication As Medium
Kursi 7: Publication As Medium
Udhëhequr nga Triple Canopy
10 – 15 Korrik, 2017


Përshkrim i kursit
Përmes diskutimit të teksteve kritike për publikimin e historisë dhe analizës së shembujve historikë dhe bashkëkohorë, ky kurs ndërtohet mbi pyetjen: Si i kanë përdorur artistët, shkrimtarët dhe dizajnerët faqet e revistave dhe librave si faqe dhe material të eksperimentimit? Si i kanë sfiduar publikimet e mediave të reja marrëveshjet e autorësisë dhe pritjes, vetëm për ti patur vetë këto sfida shumë shpejt si temeli i ekonomisë së re? Si ju janë përgjigjur artistët, shkrimtarët, dizejnatorët dhe teknologjistët ndryshimeve të vazhdueshme në peisazhin mediatik? Si kanë ndryshuar përgjigjet në lidhje me teknologjinë dhe me zonat me burime të ndryshme? Si ndikojnë (materialisht ose praktikisht) mekanizmat e shpërndarjes së qenësishme të publikimit në mediat e inçizuara ?


Biografia
Molly Kleiman është drejtore e redaksisë së Triple Canopy, një revistë që avancon një model të publikimit duke përfshirë punën digjitale të artit dhe literaturës, diskutimeve publike, ekspozitave dhe librave. Si bashkë-drejtore e The Back Room, ajo organizon edhe projekte kuratoriale dhe pedagogjike në bashkëpunim me artistë në SHBA dhe Iran. Ndër këto organizime, ajo ka zhvilluar programe në partneritet me MoMA PS1, the New York Public Library (Bibliotekën Publike të Nju Jorkut), the New Museum (Muzeun e Ri), the Whitney Museum, NY; Massachusetts Institute of Technology (Institutin e Teknologjisë në Massachusetts), MA; Alumnos 47, Mexico City; Duplex Gallery në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë; Sazmanab Center for Contemporary Art (Qendra për Art Bashkëkohor Sazmanab) në Teheran, Iran; ndër të tjera. Ajo është anëtare themeluese e Common Practice New York, një grup i vogël avokues që mbështet hulumtime dhe diskutime rreth rolit të organizatave të vogla të artit në qytetin e Nju Jorkut; si dhe është e angazhuar me kohë të pjesshme në New York University (Universitetin e Nju Jorkut).