• Shkolla Verore si Shkollë 2017
Kursi 9: Memory and Typography
Kursi 9: Memory and Typography
Udhëhequr nga Toledo i Dertschei
19 - 24 Korrik, 2017


Përshkrimi i kursit
Në vitin 2007 Toledo i Dertsche kanë bërë një hulumtim tipografik në përmendoret partizane të ngritura mes viteve 1945 dhe 1991 në gadishullin perëndimor Istrian. Duke përdorur lapsa dhe letër transparente ata transferuan shtypshkrimin e 12 monumenteve, shumica e tyre nga një kohë para dixhitalizimit të shtypit. Ata filluan të krijojnë fjalë të reja më këtë shtypshkrim të përvetësuar dhe i bënë vetës ca pyetje: Një monument është një formë. Ajo përfaqëson një pozitë politike/ ideologjike. Në shumicën e rasteve shtypshkrimi është pjesë e tij, por çfarë roli luan për sa i përket lidhjes mes përmbajtjes dhe formës? Çfarë na tregon neve zgjedhjen e një shkrimi dhe domethënien që zgjon në atë që e sheh? A i përgjigjet lloji i shkrimit përmbajtjes së monumentit?

Në rastin e monumenteve Istriane ata zbuluan që monumentet e vjetra përdorin një lloj shkrimi mjaft modern në kontrast me këto më të rejat që ishin të vendosura në llojin antik të shkrimit. Ne bëmë një instalacion me fletët dhe ju treguam njerëzve Istrian në një galeri të vogël në Sv. Lovrec. Në vitin 2011 Toledo i Dertschei publikuan punën në një formë tjetër në Bildpunkt. Në këtë revistë Toledo i Dertschei janë pjesë e stafit redaktues dhe vazhdimisht shkruajnë artikuj për shtypshkrim.

Toledo i Dertschei duan të vazhdojnë këtë hulumtim në Prishtinë me pjesëmarrësit e SSAS dhe të gjejnë forma të tjera të shqyrtimit të kujtesë sdhe shtypshkrimit.


Biografia
Në rolin e tyre si dizajnerë, ekipi i Toledo I Dertschei janë veçanërisht të interesuar mbi pyetjen se si është e dizajnuar shoqëria. Mendimet e tilla për rolin e fuqisë dhe reprezantimit të kësaj fuqie jo vetëm që vazhdimisht ndikojnë punën e dy dizajnerëve grafikë por gjithashtu gjithnjë e më shumë ndikojnë në çasjen e tyre kritike ndaj vetë disiplinës së tyre. Eva Dertschei dhe Carlos Toledo janë sa të preokupuar me hetimin e gjuhës dhe shkronjave po aq me përdorimin e tyre në një mënyrë që u jep një zë efektiv temave dhe iniciativave të cilat nuk janë të përfaqësuara në mënyrë adekuate në debatin publik. Në këtë punë, përmbajtja është përherë më e rëndësishme sesa stili ndërsa efikasiteti vizual (që zakonisht definohet rast pas rasti) më i rëndësishëm se dizajni elegant. Puna e tyre është gjithmonë politike, shpesh herë goditëse e nganjëherë propagandistike, por në çdo rast është inteligjente dhe reflektuese. Ajo varion nga dizenjimi dhe konceptimi i një sërë ekspozitash si "Remapping Mozart", e cila u mbajt për të shënuar 250 vjetorin e lindjes së kompozitorit në vitin 2006, deri te përgjegjësia grafike dhe editoriale e revistës "Bildpunkt" për IG Bildende Kunst dhe mbështetjen vullnetare vizuale dhe përmbajtësore të nismës " First of March ", e cila kërkon të mobilizojë mendimin kundër politikave mbizotëruese të migracionit në Austri. Toledo i Dertschei jetojnë dhe punojnë në Vienë. Që nga viti 1996 ata udhëheqin një studio në Vienë. Ata janë anëtarë të IG Bildende Kunst and design austria.