nga Martin Fritz
Prej Vendit në Situacion. Një Histori Personale e Artit Publik
4 Gusht, 2015, në orën 20:00
Vendi: Klubi i Boksit
Rruga Mark Isaku, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Prezantimi do të bëjë një studim biografik të zhvillimeve të fundit në artin publik. Duke përdorur shembuj nga praktika e tij si një kurator dhe prodhues i artit publik, Martin Fritz do të tregojë se si arti në sferën publike gradualisht zhvillohet nga paradigma e “Site Specificity” në versionin më bashkëkohore, e cila mund të quhet “Site Specificity”. Në të njëjtën kohë artit në sferën publike ka kaluar në një praktikë bashkëpunuese, hap pas hapi duke lënë pas kufijtë e artit të prodhuara në mënyrë individuale, në favor të dobisë, pjesëmarrjes dhe punës ndërdisiplinore. Duke zgjeruar nocionin e artit, arti ka kontribuar drejt një situate ku është vetëm një nga praktikat që vazhdimisht përfshihen në rifromimin e spheres publike. Kuratori nga Viena do të përfundojë prezantimin e tij duke argumentuar se arti më i mirë publik i vitit deri më tani ishte prodhuar nga një brigadë vullnetare e zjarrëfikësve.
Martin Fritz ka studiuar juridikun në Vjenë nga 1981 në 1986. Që atëherë ai ka punuar në fushën e prodhimit të artit bashkëkohor në Vjenë, New York, Gjermania dhe vende të tjera. Duke filluar me projekte të pavarura në teatër, arteve pamore dhe filmit gjatë viteve ’80, ai ka specializuar në produksionin dhe krijimin e projekteve të artit pamore në bashkëpunim me kuratorë dhe institucione, me theks të veçantë në menaxhimin të projekteve dhe artit në hapësirën publike. Në mesin e shumë detyra të tjera ai ka punuar si Drejtor i Operacioneve për ri-hapjen e PS1 Qendrës së Artit Bashkëkohor në New York, Koordinator i Përgjithshëm i Manifesta 4 - Bienalen Evropiane të Artit Bashkëkohor në Frankfurt (Main) dhe Drejtor Menaxhues i mes - Projekti Arti i EXPO 2000 në Hanover. Së fundi ai ka punuar si konsulent për çështjet strukturore dhe organizative për iniciativat e financimit të arteve si projekti i iniciuar nga Fondacioni Gjerman Federal Kulturor në Berlin dhe Fondacionit ERSTE, në Vjenë. Puna e tij kuratorial përfshin projektet e artit për spitalin në Merano, Itali dhe projeltet e artit për Universitetin në Klagenfurt, Austri dhe Beziehungsarbeit - Kunst und Institucionit, ekspozitë në shkallë të gjërë për Institucional Critique dhe më shumë për Künstlerhaus në Vjenë. Nga viti 2001 deri 2007 ai ishte anëtar i Bordit të Fondacionit Manifesta Ndërkombëtar. Nga viti 2004 deri 2009 ai ishte drejtor i Festivalit të Rajoneve, Bienalës së artit dhe kulturës specifike në zonat rurale në provincën austriake në Austrinë e Epërme. Mes punëve të tjera mësimdhënies (DonauuniversitätKrems, Departamenti fürBildwissenschaften, ECM - Universiteti i Arteve të Aplikuara të Vjenës), Martin Fritz ishte një profesor në Universitetin Webster – Kampusi në Vjenës, në lëndën e »Organizata Kulturore -Struktura dhe Teoria« , dhe ligjerues mysafir në Universitetin Aalto, cummÄ , Helsinki. Aktualisht kerkimet i tij janë të fokusonuara në Pallatin Perandorak në Vjenë dhe shfrytëzimin e tij si hapësirë për muze dhe ekspozita të gjithë shekullit e 20-të.
Shkolla Verore si Shkollë është e pjesë e programit vjetor të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe mbështetet nga: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, Culture for all – faza III, Kosova Foundation for Open Society, Friedrich Ebert Stiftung, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Ministria për Integrim Europian e Republikës së Kosovës, Kanceleria Federale e Autrisë,Ministria Federale për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme e Austrisë, Technomarket, Sindikata, AMM, X-print dhe DZG.