• Flaka Haliti: Just Hanging Around
Just Hanging Around në abc 2014

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në Art Berlin Contemporary 2014

Flaka Haliti
Just Hanging Around
Punë kuratoriale nga Albert Heta

18 - 21 Shtator 2014https://ssl.gstatic.com/ui/v1/icons/mail/images/cleardot.gif

abc
STATION-Berlin
Luckenwalder Straße 4-6
10963 Berlin

Hall C, Nr. C.12


Just Hanging Around është vepër e Flaka Halitit, e zgjedhur për pjesëmarrjen e parë të
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në  Art Berlin Contemporary – abc 2014

Perdet në Just Hanging Around (2014) kanë funksion të objektit performues apo të një skulpture  të varur e cila ka për qëllim të mbledhë dhe shprehë subjektivitete të ndryshme të të lexuarit, duke përmbysë marrëdhëniet e përkohshme mes artistit që tregohet, marrëdhënien e programit të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë me një panair të zgjedhur të artit bashkëkohor, apo marrëdhëniet mes publikut dhe panairit.

Flaka Haliti ka lindur në vitin1982 në Prishtinë. Jeton dhe punon në Mynih, Prishtinë dhe Vjenë. Puna e saj është konceptuale, bazuar në mix-mediat. Ajo u diplomua në vitin 2006 nga Akademia e Arteve, Universitetit të Prishtinës dhe më pas ne 2008-2013, vazhdoi dhe përfundoi shkollimin e saj në Städelschule, me titull Meisterschule të Arteve të Bukura, Frankfurt am Main. Që nga 2013 ajo është pjesëmarrëse në programin PhD në praktikë në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë.

Puna e saj është treguar në ekspozita personale dhe kolektive, duke përfshirë institucione dhe vende si; MUMOK-Muzeu i Artit Modern, Vjenë; MUSAC, Muzeu i Artit Bashkëkohor i Castilla, León Spanjë; Muzeu ZKM i Artit Bashkëkohor, Karlsruhe; 54 Salloni i Tetorit, Beograd; Galeria Martin Janda, Vjenë; Weltkulturen Muzeu, Frankfurt; Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë; BRUSSELS BIENNIAL 1, Bruksel; Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, Prishtinë; Siemens Galeria ArtLab, Vjenë; Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë; press to exit, Shkup;  Vienna Art Fair, Vienna; Skulptura Muzeu Gliptoteka HAZU, Zagreb; Artist-Run Art Fari, Stokholm; Muzeu i Artit Bashkëkohor Vojvodinës, Napon, Novi Sad; SPAPORT Bienale, Sarajevë; Haus der Kulturen der Welt, Berlin; Muzeu i Historisë Jugosllave, Beograd; Portikus, Frankfurt Main.

Ajo është fituese e  Muslim Mulliqi X Award në vitin 2014, e organizuar nga Galeria Kombëtare e Kosovës.
Fituese e Henkel Art. Award 2013, çmimi i dhënë në bashkëpunim me KulturKontakt Austria dhe Muzeun e Artit Modern në Vjenë - Mumok.
Fituese e Sallonit të 54-të të Tetorit 2013, Beograd

Çmimi i parë fitues i Agriculture and Banking, organizuar nga Städelschule dhe Rentenbank.

Pjesëmarrja e Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në abc 2014 është realizuar në partneritet me: Ministrinë e Diasporës të Republikës së Kosovës, Ministrinë e Tregetisë dhe Industrisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.

http://www.artberlincontemporary.com
http://www.berlinartweek.de