EVERLAST
Lek M. Gjeloshi
Kuratore Vala Osmani
27/3/2019 – 27/4/2019
Hapja e ekspozitës: E mërkurë, 27 mars 2019, ora 20:00
Orari
E martë - E premte
16:00 - 18:00
Adresa: Klub i Boksit, Rr. Mark Isaku 8, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Stacion- Qendra për Art Bashkëkohor, Prishtinë ka kënaqësinë të prezantojë Everlast, ekspozitë me artistin Lek M.Gjeloshi, kuruar nga Vala Osmani.
Ky është bashkëpunimi i parë i Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë me Lek M.Gjeloshin.
Everlast është ekspozitë e cila eksplorohet nëpërmes video instalacionit shumëkanalësh specifik për vendndodhjen, që bazohet në serinë e punëve monokromatike, i bërë gati për rrugëtim nëpër hapësirën e Klubit të Boksit.
Ekspozita zhvilloj një produkcion të ri të punëve dhe një proces sfidues për artistin i cili kërkon hapësirën specifike për të theksu punën e tij. Monokromatika, e bardha dhe e zeza në punët e Lekës, i heq ngjyrat e realitetit për të krijuar hapësirë për një tonalitet shpirtëror mes soditësit dhe fragmentit të soditur, e hulumtuar vizavi me “efektet tjetërsuese të hapësirave në limb” (Forbes 2018).
Everlast çliron imazhe nga kujtesa e afërme dhe e largët, duke këmbëngulur në një ngjyrë të vetme si formë e fundme e paraqitjes, me bokserin si personazh dhe me fuqinë e pafundme të (pa)njohur të pranuar nga hapësira, me artistin i cili qëllimisht eksploron referenca rrethanore dhe kinematografike për të ndërtuar tregime. Gjashtë tregimet, me personazhet e vizatuara gjatë natës, që përsillen në hapësirë, lëvizin ngadalë ose përpiqen të lëvizin, duke sfiduar, duke e përballur, duke ngritur kurthe, për të ndjellur shikuesin. Të zhveshura nga ngjyrat për të luajtur në këtë vendndodhje specifike, akoma me shtresat e ngjyrave ekzistuese të cilat shënjojnë histori dhe kohë, Klubi i Boksit mirëpret vizatimet e Everlast dhe personazhet e saj, ku:
Ringu i boksit është prap i dukshëm.
Bokseri në vetmi, godet në zbrazëti.
Maca lëvizë brenda dhe jashte.
Era.
Tingulli.
Nusja.
Boksieri i lodhur që bën dush, shkujdesur shtrëngon një shkop bejsbolli.
Trupi duke qëndruar në vaskë.
Gratë mitologjike që shikojnë njëra tjetrën, mbi trupin e boksierit.
Përsonazhet e Everlast, të ekspozuar në një hapësirë të përjetshme, ringjallen në të, në mënyrë që të mund të vdesin përsëri. Boksieri dhe personazhet e tjera magjepsëse janë aty për të përsëritur, për të zhvendosur, për të shtyrë kufinjtë e ngjashmërisë dhe të hapësirës (Sturtevant 2007).
Në kulturën popullore, termi ‘Everlast’ është sinonim i boksit ndonëse kompania e filloi punën si fabrikë për prodhimin e kostumeve të notit në Bronx (SHBA) në vitin 1910. Në web faqen e kompanisë, shkruhet që shtatëmbëdhjetë vjeçari Jacob Golomb, filloi të prodhonte kostume për të cilat ai garantonte një kohëzgjatje njëvjetore.
Ky titull e pozicionon artistin në një raport të mistershme me të kaluarën e hapësirës së Klubit të Boksit dhe me historitë që provokojnë vizatimet e tija. Hapësira aktivizohet, gjithnjë në marrëdhënie me përmbajtjen e veprimeve të njohura e të panjohura.
Lek M.Gjeloshi (1987, Shkodër, Albania) studioi Arte Vizuale në Akademinë e Arteve të Firences, në Itali (2010). Praktika e tij artistike fokusohet në përpunimin e një intensiteti të veçantë që çliron mungesa e një objekti të paracaktuar kërkimor.
Ndër ekspozitat personale, përmendim: “Sleepwalkers” në Galerinë Zeta (Tiranë, 2018); “All my colours turn to clouds” në Villa Romana (Firence, 2016); “Off-cells” në Galerinë e Arteve të Shkodrës (Shkodër, 2016). Në vitin 2016 u shpall fitues i çmimit “Ardhje” për artistët e rinj, organizuar nga TICA – Tirana Institute of Contemporary Art në Shqipëri. Në 2015-ën ishte fitues i çmimit “Idromeno”. Ka marrë pjesë në një sërë ekspozitash kolektive që nga viti 2007, si: “Ex Gratia”, kuruar nga Adrian Paci dhe Rischa Paterlini në Collezione Iannaccone (Milano, 2018); “A time for dreams”, kuruar nga David Elliott në Muzeun e Artit Modern Moskë (Moskë, 2014); “Fuori Posto”, “Nuovo Cinema Masaccio” dhe “Lontano da dove?”, kuruar Pier Luigi Tazzi në Casa Masaccio dhe në Fondacionin Lanfranco Baldi (Firence, 2014, 2013, 2012). Në vitin 2018 ishte artist në rezidencë në Residency Unlimited, New York.
EVERLAST me Lek M. Gjeloshin u mbështet nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, x-print dhe DZG.