Alban Nuhiu SHummer
Punë kuratoriale nga Albert Heta
Ndihmës kuratore: Vala Osmani
29 Korrik 2015 – 22 Gusht 2015
Hapja: 29 Korrik 2015 në ora 20:00
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë me prezentu ekspozitën e parë përsonale të Alban Nuhiut.
Alban Nuhiu u lind më 1980 në Preshevë, Serbi. Në moshën dy vjeçare, Alban Nuhiu së bashku me familjen u shpërngul për të jetuar në Prishtinë, Kosovë, ku edhe mbaroi shkollën fillore dhe gjimnazin. Lidhja e veçantë me pikturën e bëri të vazhdojë studimet për pikturë në Akademinë e Arteve në Prishtinë. Përkrah pikturës, profesioni i tij zhvillohet edhe në dizajn grafik, fotografi dhe video. Kjo i ndihmoi në formimin e një përvoje të re në dizajn grafik dhe media në Radio Televizionin e Kosovës për shtatë vite me radhë. Më pas, me hapjen e kafe-barit “Tingëll Tangëll”, iu paraqit mundësia që pas një viti të krijojë dhe drejtojë hapësirën kulturore “Tetris – hapësira manipuluese”, ku edhe do të jetë një ndër sponzorët kryesorë të Tetrisit. Për gjashtë vite me radhë, në Tetris zhvillohen ngjarje të ndryshme kulturore si ekspozita të pikturës, fotografisë, instalacione, performanca teatrale, koncerte e ngjarje tjera. Gjatë kësaj kohe, Alban Nuhiu ka punuar edhe video materiale të ndryshme dhe ka bërë montazhin e disa filmave të shkurtë dhe dokumentarë, duke marrë pjesë njëkohësisht edhe në disa ekspozita të pikturës dhe fotografisë.
SHummer me Alban Nuhiun është pjesë e Shkolla verore si Shkollë, projekt i Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.
Shkolla Verore si Shkollë është e pjesë e programit vjetor të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe mbështetet nga: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, Culture for all – faza III
Kosova Foundation for Open Society, Friedrich Ebert Stiftung, Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Ministria për Integrim Europian e Republikës së Kosovës, Kanceleria Federale e Autrisë, Ministria Federale për Evropë, Integrim dhe Punë të Jashtme e Austrisë, Technomarket, Sindikata
AMM, X-print dhe DZG.