Liquidation
John Hawke, Patricio Larrambebere, Iva Marčetić, Bojan Mucko, Fatmir Mustafa, Martha Rosler, Andreas Siekmann
Kuratore: Sarah Lookofsky
Asistenca kuratoriale: Albert Heta
24 Korrik 2013 - 24 Gusht 2013
Hapja: 24 Korrik 2013, ora 20:00
Privatizimi i institucioneve dhe infrastrukturës shpesh nuk përmban edhe ndryshimet e dukshme në hapësirën e ndërtuar që është subjekt i privatizimit. Shumë shpesh, transformimi i pronës nuk pëfshinë edhe shfaqjen e guzimshme të mbishkrmeve të korporatave që e kanë privatizuar pronën. Jo çdo herë gjithçka është shumë e qartë për atë kush është tani në krye, sidomos pas ngritjes së vazhdueshme të tendencavë të përfshirjes së fondeve të dyshimta të konglomerateve multi-nacionale dhe skemave të invstimeve private me hipotekim. Si i tillë, prizatizimi jo domosdoshmërisht rexhistrohet në domenin e të dukshmës. Por prap se prap, kur korporatat private përvetësojnë hapësirat, dikur publike, përvoja e përditshme ndikohet; hapësira ridistribuohet, operimi në to ndryshon, rrugët ndrrojne kahje, qasja rrefozohet.
Liquidation hulumton se si hapësira e privatizuar, jo gjithnjë e dukshme, mund të behet e kuptueshme nëpërmes praktikave artistike, sociale dhe politike. Me qëlllim të ekzaminimit se si natyra virtuale dhe e papare e kapitalit mund të vetë-huazohet në figurativitetin artistik, veprat pjesë të ekspozitës do të rikonfigurojnë virtualen në raport me konkreten dhe vendosin përballë të padukshmen me të kuptueshmën. Në të bërit të kësaj, Liquidation ngritë ceshtjen e rëndësisë së praktikave artistike në shoqërinë bashkëkohore.
Liquidation është i konceptuar nga Sarah Lookofksy për Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, dhe është realizuar në bashkëpunim me Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe me pjesëmarrjen e Miroslav Kraljevic Gallery (G-MK), Zagreb. Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest, EIPCP – European Institute for Progressive Cultural Policies dhe Miroslav Kraljevic Gallery (G-MK) janë partnerë të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në implementimin e projektit.
Liquidation në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është përkrahur nga: RIKOH, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së Prishtinës, Butterfly,
Technomarket, Ujë Rugove, X-Print dhe DZG.