Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina dhe press to exit project space prezentojnë
Flaka Haliti: Als ich ein Kind war, wollte ich Künstlerin werde
Punë Kuratoriale: Albert Heta
Hapja: 30 Shtator 2010, 20:00
30 Shtator 2010 – 12 Tetor 2010
Vendi: press to exit project space
Andresa: Qendra Kulturore CK, Avenyja e Ilindenit 38, Shkup, Maqedoni
ë jetë
ëë ë ë ë ë ë ë ë ë ë ë Pa marrë parasysh a don ta jesh artist a kryetar i një klubi. Prej kur punoj në këtë skenë e kam kuptu se rrallëherë gjen artistë që duan të jenë artist. Kjo qe gjëja e parë që më tërhoqi te Flaka Haliti.
Por a duhesh te jesh neutral a ai (idioti) që flet kur të tjerët kalkulojnë, është pyetja tjetër që e çoj ndër mend kur mendoj për Flakën? A do të kthehesh në të majtë a në të djathtë apo don me i thane troç mendimet?
Do ta citoj Elie Wiesel, me një thënie të cilën e çoj shpeshherë ndër mend sa herë mendoj për (mos) ekzistencën e neutralitetit si dhe hipokrizinë që është gjithnjë në rritje dhe e cila na rrethekon sot:‘Gjithmonë duhet të mbajmë anë. Neutraliteti ndihmon shtypësit e asnjëherë viktimës. Qetësia i jep zemër torturuesit, e asnjëherë të torturuarit.’ Prej përvojës sime mund t’ju them se kjo është një peshë e madhe për t’u mbajtë mbi supe.
Mund të jesh delikate, e brishtë, dhe jo aq e fuqishme për të mbajtur mbi supe të gjitha çështjet me të cilat duash të merresh, nuk je e pajisur prej fillimi me të gjitha mjetet e sistemit dhe të tregut më të cilat artisti bashkëkohor është i pajisur sot, por punon si një artist në kontekstin e përgjithshëm ku të gjitha femrat kanë qenë të përzgjedhura nga strukturat e dominuara prej meshkujve dhe seksistëve, për të luajtur vetëm rolin e femrës (artiste) që i përshtatet profilit të konstruktuar prej tyre për femrën (artiste) dhe partnerët e rrjetit të tyre në krim, të cilët ende e përdorin ideologjinë për konstruktimin e narrativëve të proklamuar dhe kritikë mbi bazë gjinore; nuk je në pozitën e privilegjuar e të pasurit prapa shpinës një shtet (të fuqishëm) dhe sistem të vendosur të shkallëve të Venedikut që kishin për të ta përqafuar punën derisa të t’jenë rritur krahët për të fluturuar i/e lirshëm(e); dhe prap, ti vendos për të mos qenë ekzotike në punën tënde ndërkombëtare dhe vazhdon t’i bësh (ato) pyetje dhe të mbetësh idealiste.
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë me Flaka Halitin është ekspozita e parë vetjake që Stacioni po e bashkëorganizon me një institucion partner të një shteti fqinj, dhe që përqëndrohet në punën e një artisteje që lidhet ngusht me punën e Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe kontekstin kosovar. Dhe ky është vetëm fillimi.
Staedelschule ‘Bujqësia dhe Bankat’, e organizuar prej Staedelschule Frankfurt/Main dhe Rentenbank, Frankfurt am Main Muslim Mulliqi, të organizuar prej ‘Galeria e Arteve e Kosovës’.
Albert Heta
Flaka Haliti u lind më 1982 në Pristinë, Kosovë. Është artiste që jeton dhe vepron ndërmjet Prishtinës dhe Frankfurt am Main. Ajo diplomoi në Akademinë e Arteve të Bukura në Universitetin e Prishtinës në vitin 2005. Momentalisht është duke e vazhduar shkollimin në Staedelschule, në Frankfurt/Main, në klasën e profesores Judith Hopf.
Punon si artiste konceptuale me video, zë, instalacione, fotografi dhe performancë. Me punën e saj, ka treguar interes të vazhdueshëm dhe guxim për të hulumtuar tema që përfaqësojnë sfidë për shoqërinë dhe/ose skenën e artit.
Puna e saj është ekspozuar në ekspozita vetjake dhe ato grupore, prezantime, simpoziume dhe workshope, duke përfshirë:
'CRW - Contemporary War Reflection’, kurator: Malene Dam dhe Julie Galsbo BKS-Garage Akademia Mbretërore Kopenhagë 2010; ‘Heiss Oder Kalt’, Petra Reichensperger, Haus der Kulturen der Welt Berlin, 2009; Bienalja e Brukselit -1 'The World Around You' (Bota rreth teje), projekt kontribut i L’appartement 22/Hordaland Art Centre/ Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina, kurator Abdellah Karroum, Anne Szefer Karlsen, Albert Heta, Vala Osmani, Bruksel, 2008/2009; ‘Plazma’ Siemens ArtLab Gallery, Leonhardkultur Project, Vjenë 2008; 'Balls! Balls! Balls!' (Bolet! Bolet! Bolet!), kurator Albert Heta, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtina, 2008; ‘Academy Remix/Missing Identity’, kurator Nikola Dietrich, Portikus, Frankfurt am Main, 2005.
Flaka Haliti është fituese e çmimit të parë të ‘Agriculture and Banking’, e organizuar nga Staedelschule Frankfurt am Main dhe Rentenbank, Frankfurt am Main 2009 si dhe ka fituar bursën e DAAD për vitin 2009-2010.
‘Flaka Haliti: Als ich ein Kind war, wollte ich Künstlerin werden’ mbështetet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kumunës së Prishtinës dhe DZG.