• Doruntina Kastrati: Red Landscape
Doruntina Kastrati: Peisazh i kuq
Doruntina Kastrati: Peisazh i kuq
Puna kuratoriale: Vala Osmani

24/2/2017 - 24/3/2017
Hapja: 24 shkurt 2017, ora 20:00

Adresa: Klubi i Boksit, rr. Mark Isaku,
10000 Prishtinë, Republika e Kosovës.


Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të prezentoj ekspozitën Peisazh i kuq me punën e Doruntina Kastratit, kuruar nga Vala Osmani.

Ekspozita është pjesë e programit vjetor të ekspozitave të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe bashkëpunimi i parë me Doruntina Kastratin.

Peisazh i kuq është një model hapësinor, pjesë e një pamje specifike, pejsë e një realiteti, pjesë e jetës, e derdhur nga jasht brenda në Klubin e Boksit, në një tjetër model hapësinor, në një dukje tjetër, në një realitet tjetër, i cili nuk është rastësisht i ngjajshëm.Të gjitha këto fragmente të derdhura të vogla, të kuqe, pjesë dhe grimca të cilat mund të jenë ose janë pjesë përbërëse të një konstalacioni më të madh, tani janë këtu dhe përveq që janë të kuqe dhe kanë forma unike me një perspektivë të pafund, ato janë gjithashtu pjesë e tregimit në ndërtimin dhe dekonstrtuktimin e një realiteti të ndikuar nga aktiviteti njerëzor.
Përkushtimi dhe këmbëngulja e artistes për ta kuptuar këtë kontekst, prania e saj e heshtur, përtej rregullave dhe ligjeve, duke kërkuar të përsosurën, duke kërkuar territor natyror, janë fillet e ndërtimit të rrëfimit, ndërtimit të modelit hapësiror të përbërë nga kjo strukturë masive dhe natyra e qetë, me neto sipërfaqe të modelit hapësinor e cila përmban 2.5t të materialit tulle, 31.26m2 të sipërfaqes, 9.4m3 të vëllimit, bruto sipërfaqe të hapësirës prej 106.7m2, 586.8m3 dhe 4 dhija, dhija, dhija, dhija lëvizese të kësaj natyre të vdekur, është vetëm një pamje në tërë këtë tregim.
Pa marrë parasysh a zhytemi thellë në këto tulla, pa marrë parasysh a kalojmë mbi këto tulla, pa marrë parasysh a i kapërcejmë këto tulla, a mund të bëhemi naiv për një moment dhe ta lejojmë këtë strukturë masive të na qoj afër realitetit tone? Çka do të thotë kjo tullë për këtë ndërtesë? Çka do të thotë ky objekt për këtë qytet dhe ky kryeqytet për këtë vend? Nanny goats will guide you, you, you, you.

Peisazh i kuq në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë është ekpsozita e parë personale e Doruntina Kastratit.

Doruntina Katrati (1991) ka lindur në Prizren. Ka diplomuar në Fakultetin e Arteve, dega grafikë, në Universitetin e Prishtinës. Doruntina jeton dhe vepron mes Prizrenit dhe Prishtinës.

Doruntina Kastrati është fituesë e çmimit Artistët e së Nesërmës 2014 dhe fituesja e edicionit të parë të programit rezidencial të Fondacionit Hajde!, të themeluar nga artisti Petrit Halilaj.

Peisazh i kuq me Doruntina Kastratin realizohet në bashkëpunim me Fondacionin Hajde!
Fondacioni Hajde! është mbështetësi kryesor i projektit.

Peisazh i kuq është mbështetur edhe nga:
Komuna e Prishtinës
Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës – RRIPAK
Klubi i Boksit
X-print
DZG

www.stacion.org