Ka edhe të tjerë që m¹pëlqejnë
Jen Davis, Qëndresë Deda, Majlinda Hoxha, Joanna Jenings, Genc Kadriu,
Blerta Kambo, Wei Leng Tay, Ferdinand Von Bozen, Mimi Youn, Shen Wei, Lin
Zhipeng,
Punë kuratoriale nga Albert Heta në bashkëpunim me Qëndresë Dedën
28 Dhjetor 2011 - 4 Shkurt2012
Hapja: 28 Dhjetor 2011, ora 19:00
'Ka edhe të tjere që m'pëlqejnë' me punët e Jen Davis, Qëndresë Deda, Majlinda Hoxha, Joanna Jennings, Genc Kadriu, Blerta Kambo, Wei Leng Tay, Ferdinand Von Bozen, Mimi Youn, Shen Wei and Lin Zhipeng është faza përfundimtare e një projekti të bazuar në një process, me titull punë MINE, i menduar si projekt kuratorial më një detyrë të caktuar për një artist të zgjedhur që punon në fotografi bashkëkohore - artisti i zgjedhur do të duhej të zgjedhë dhe komunikojë me artistët e tjerë, që do të bëheshin pjesë tëkëtij projekti kuratorial dhe të ekspozitës së paraparë të mbahet me këtë projekt.
Në këtë proces nuk ka pasur kufizime apo udhëzime të shprehuna paraprakisht për artistin e zgjedhur, qofshin ato gjeografike apo të natyrave të tjera. Projekti është dizajnuar të krijojë një listë dëshirash dhe institucioni
bartës i projekti do të funkciononte si mjet për realizimin e këtyre dëshirave andrrimtare.
Nëpërmjet këtij procesi, projekti do të prodhonte një platformë të dizajnuar të hulumtojë interesin e gjerë të artistit të zgjedhur, të funkcionalizojë projektin si një proces të komunikimit të drejtpërdrejtë ndërmjet artistëvë
që janë pjesë e një ekspozite, por edhe të tregojë kohën tonë pa kufizime virtuale e me shumë kufizime reale, fuqinë e artistëve dhe institucioneve të pavaruna që funkcionojnë në një vend të sapo dizajnuar, potencialin dhe ambicjet e tyre në raport me botën e artit ndërkombëtar të së sotmes.
'Ka edhe të tjere që m'pëlqejnë', dhe udhëtimi i gjatë i lënë pas këtij procesi, edhe një hërë na bënë të krijojmë një model funkcional që u prodhua nga pamundësia me realizu projektin sipas planit.
Edhe ky proces, gjithashtu na bani me përjetu idenë që e kishim shtru me jo shumë me seriozitet në fillim të vitit, që një institucion. kuratore a kurator me punu për një vit pune me një artist të vetëm.
Qëndresë Deda është zgjedhur më qënë artistja me të cilën ky bashkëpunim dhe ky projekt është realizu dhe në shumë aspekte ky vit e ka shënu një bashkëpunim të afërt ndërmjet Stacion Qendra për Art Baskëkohor Pristinë
dhe artistes Qëndresë Deda.
Por përtej të bukurës në një ideje, pytja për me u ba është nëse puna jonë me këtë artiste, apo të tjerët e të tjerat e zgjedhura para saj, është produkt i të vërejturit të vetem disa artistëvë në këtë skene që prodhojnë pune relevante e sfiduese, dhe a është ky fakt toka nga e cila kjo ide ka dalë?
Apo, a do të funciononte ky veprim apo kjo strategji si një zëvendësim për mungesën e cfardo skeme përkrahëse të krijume për finacimin e procesit hulumtues të punës artistike, të zbatuar si skeme e bursave artistike e krijuar nga institucionet e vendit apo fondacionet ndërkombëtare që punojnë këtu, që do të ishin të dizajnuara me përkrahë punën artistike nëpërmes modeleve që tejkalojnë grupet mendje-ngushta të interesit apo vijën populliste në kulturë që po dominon dhe është e përkrahur gjithandej.
Dhe a do të mund të kishim ne, si një institucion i pavarun, partneritetin e ndonjërit nga këto mekanizma ekzistues mbështetes, të vendit apo ndërkombëtar, për këto ide apo të ngjajshme, që ne qendër e kanë një artiste
të zgjedhur për punën e saj?
Cka nëse ne kërkojmë partneritet, edhe një herë, me mekanizmat ekzistues mbështetes, të vendit apo ndërkombëtar që ekzistojnë në këtë shtet të projektuar, për me fuqizu nje artiste për me u angazhu në një proces që do
të rezultonte me një projekt bashkëpunimi me artistë të zgjedhur ndërkombëtarë apo të vendit, të afërt me punën dhe interesimet e saj, dhe nji projekt që do të tregojë kohën tonë pa kufizime virtuale por me kufizime
fizike, projekt që do të tregojë fuqinë e artistëve dhe institucioneve të pavaruna në shtetet e reja, vendeve të izoluara, shoqërive të vogla, shoqërive të izoluara, por edhe potencialit e ambicjeve të mëdha të
artistëve dhe institucioneve të pavaruna?
Qëndresë Deda, në këtë proces ka krijuar një përzgjedhje mbresëlënëse dhe sfiduese. Përvec punëve të Jen Davis, Majlinda Hoxhës, Joanna Jennings, Genc Kadriut, Blerta Kambos, Wei Leng Tay, Ferdinand Von Bozen, Mimi Youn, Shen Wei and Lin Zhipeng, edhe veprat e Franceska Woodman, Lauren Greenfiled, Nan Goldin, Cindy Sherman, Miranda July, Antoine D'Agata dhe Anders Petersen ishin pjesë e përzgjedhjes, por mbetën jashtë fazës finale të projektit, kryesisht për shkak të mungesës së përkrahjes domëthënëse për projektin.
Ne u jemi mirënjohës të gjithë artistëve dhe pëfaqësuesëve të tyre, përgadishmërinë për më qenë pjesë e këti projekti dhe sinqerisht presim që ky projekt do të jetë vetëm fillimi i bashkëpunimit të ndërsjellë.
Qendresë Deda në lidhje me përzgjedhjen e saj ka shkruar: 'Këto fotografi janë disa nga fotografitë që kanë qëndruar më shumë se të tjerat në ekranin e kompjuterit tim, dhe më pastaj në mendjen time. Disa nga to kisha pasë dëshirë të ishin të MIAT, apo mendoj që kanë dicka të përbashkët me fotografitë e MIA, apo vëtëm e dua momentin të cilin ato e shprehin apo i cili me ka ardhë në mendje pasi që unë i kam pa. Unë kam edhe fotografi të tjera që më pëlqejnë, dhe të cilat mund të qëdrojnë së bashku në të njejtin vend. Me u përbalë me jetën me jetu.
Unë kam edhe imazhe të tjera në mendjen time. Frigohem nga zgjidhjet e mia'.
'Ka edhe të tjerë që m'pëlqejnë' është përkrahur nga: Ministia e Kulurës, Rinisë dhe Sortit e Republikës së Kosovës, Drejtorati për Kulturë, Rini dhe Sport i Komunës së Prishtinës, Art Foto, X-Print dhe DZG.
P.s.'Ka edhe të tjerë që m'pëlqejnë' është ekspozita e fundit për këtë vit dhe e para nga programi i vitit 2012.
Koha e hapjes së ekspozitës 'Ka edhe të tjerë që m'pëlqejnë' nuk është e rastësishme.
Me 29/12/2006 me ekspozitën 'Fainting' me Bujar Sylejmanin dhe Jakup Ferrin është funkcionalizu hapësira e punës së Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.