Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë
Video, Ishulli dhe Vështirësitë e Ri-Identitetit: Tajvani
Artistët: Yao Jui-Chung, Li Kuei-Pi, Wu Chi-Yu, Au Sow Yee, Ciwas Tahos, Lin Shu-Kai
Kurator: Nobuo Takamori
7 Gusht - 6 Shtator 2023
Hapja: 7 gusht ora 20:00
Orari i vizitave
E martë - e premte, ora 11:00 - 15:00
9 Gusht, ora 19:00
Programi i Shkollës së Filmit
Vështirësitë e ri-identitetit: Video Arti dhe Imazhet Lëvizëse Eksperimentale nga Tajvani, prezantim nga Nobuo Takamori
Klubi i Boksit, Mark Isaku 8, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor ne Prishtine dhe Shkolla Verore si Shkollë kanë kënaqësinë të prezantojnë ekspozitën "Video, ishulli dhe vështirësitë e ri-identitetit: Tajvani", me veprat e artistëve Yao Jui -Chung, Li Kuei-Pi, Wu Chi-Yu, Au Sow Yee, Ciwas Tahos dhe Lin Shu-Kai, kuruar nga Nobuo Takamori si dhe shfaqjen e programit filmik "Vështirësitë e ri-identitetit: Video Arti dhe Imazhet Lëvizëse Eksperimentale nga Tajvani", ndjekur me pas nga një prezantim nga Nobuo Takamori.
Ekspozita dhe shfaqja e programit filmik janë pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë me kuratorë, historianë të artit, artistë dhe institucione të përzgjedhura në Tajvan. "Video, ishulli dhe vështirësitë e ri-identitetit: Tajvani" përfaqëson shfaqejn e parë të bashkëpunimit në Kosovë dhe fokusohet kryesisht në video artin si një mjet pamor dhe zëri në art.
Tajvani është një nga vendet e para në Azi që ka zhvilluar video artin. Që nga vitet 1980, video arti është bërë një nga materialet më të zakonshme për artistët tajvanezë. Për më tepër, historia e kinemasë eksperimentale tajvaneze mund të gjurmohet në epokat e mëparshme. Në shekullin e 21-të, linja midis video artit tajvanez dhe kinemasë eksperimentale është mjegulluar dhe gradualisht "imazhi lëvizës/imazhi i bazuar në kohë" është bërë një formë ndërdisiplinore e shprehjes artistike.
Vetë ekzistenca e Tajvanit shihet shpesh si problem. Historia e tij multikulturore dhe komplekse bazohet në themelet e kulturës austroneziane. Megjithatë, Tajvani ka përjetuar sundimin kolonial nga Kompania Hollandeze e Indisë Lindore, Spanja, Perandoria Qing Manchu, Japonia dhe Partia Nacionaliste Kineze (KMT), duke krijuar një identitet kompleks historik. Ky lloj kompleksiteti ka ndërthur statusin politik të Tajvanit sot dhe formon karakterin e tij kulturor. Duke trajtuar këtë vështirësi të identitetit të vetvetes, artistët kanë zhvilluar rrëfime të ndryshme që zbërthejnë historinë. Qoftë këndvështrimet e artistëve indigjenë, duke kujtuar trashëgiminë e periudhës koloniale japoneze, apo duke reflektuar mbi përvojën e epokës së "Terrorit të Bardhë", artistët gërshetojnë imazhe dhe storje në punën e tyre përmes zbërthimit, rikrijimit, simbolizmit dhe shprehjes poetike.
Kjo ekspozitë e veçantë tematike përzgjedh veprat e 6 artistëve me vendqëndrim në Tajvan. Ata vijnë nga gjenerata, gjini dhe etni të ndryshme, por veprat e tyre janë plot me njohuri për të kaluarën dhe të tashmen e Tajvanit, madje shtrijnë metodologjinë te eksperementuar në Tajvan, në Azinë Juglindore dhe pjesë të tjera të Azisë, duke zhvilluar një estetikë unike vizuale që del nga kriza e identitetit të Tajvanit.
Biografia e artistëve dhe kuratorit:
Yao Jui-Chung është një artist me vendqëndrim në Taipei i lindur në vitin 1969. Ai u diplomua në Universitetin Kombëtar të Arteve në Taipei me një diplomë në Teorinë e Artit. Punimet e Yao, duke përfshirë fotografinë, instalimin dhe pikturën, janë ekspozuar gjerësisht ndërkombëtarisht. Ai përfaqësoi Tajvanin në Bienalen e Venecias në 1997 dhe mori pjesë në ngjarje të tjera prestigjioze si Bienalen e Shangait, Bienalen e Sidneit dhe Bienalen e Xhakartës. Arti i tij shpesh eksploron absurditetin e gjendjes njerëzore dhe fatin historik të njerëzimit. Yao është gjithashtu i përfshirë në teatër dhe film.
Li Kuei-Pi, i lindur në Tainan në 1991, aktualisht banon në Taipei. Ai ka një diplomë master nga Universiteti Kombëtar i Arteve në Taipei. Arti i Li fokusohet në lëvizshmërinë transnacionale dhe përvojën e punës. Ai transformon objektet e krijuara nga puna, duke përdorur imitimin, riprodhimin dhe ribërjen për të shprehur këndvështrime kritike mbi botën moderne materiale. Veprat e tij angazhojnë audiencën si interpretues dhe hetojnë identitetin e komuniteteve të ndryshme përmes të dhënave historike të ngulitura në objekte.
Wu Chi-Yu, një artiste multimediale e lindur në Taipei në 1986, punon me fotografi, filma dhe instalacione video. Eksploron lidhjet midis qënieve të ndryshme, mjedisit dhe teknologjisë në ndërtimin e qytetërimit njerëzor. Vepra e saj artistike shqyrtojn gjeografinë komplekse historike të Azisë dhe ndërvarësinë e krijesave të ndryshme përmes tregimeve të shumta. Punimet e Wu-së janë ekspozuar në ekspozita të ndryshme ndërkombëtare dhe festivale filmi.
Au Sow Yee, me origjinë nga Kuala Lumpur dhe tani me vendqëndrim në Taipei, është një artiste, veprat e të cilës janë ekspozuar në disa bienale, muze dhe ekspozita në vende të ndryshme.
Anchi Lin [Ciwas Tahos] është një artiste vizuale me vendqëndrim në Taipei me prejardhje indigjene Atayal tajvanez dhe Hō-ló. Arti i Linit fokusohet në gjuhën, identitetin, gjininë dhe mjedisin. Ajo përdor video, performancë, hapësirë kibernetike dhe instalime për të sfiduar status quo-në hetero-patriarkale. Lin ka kuruar ekspozita dhe ka prezantuar punën e saj në ngjarje të ndryshme ndërkombëtare të artit.
Lin Shu-Kai, i lindur në Tainan në 1983, është një artist e specializuar në artin grafik dhe instalimet hapësinore. Arti i tij shpesh përfshin simbole fetare dhe elemente të kryeqytetit antik të Tainanit. Punimet e Linit janë ekspozuar në disa ekspozita ndërkombëtare dhe vendase, ai ka marrë pjesë gjithashtu në programe artistike në të gjithë botën.
Nobuo Takamori është një kurator i pavarur dhe drejtor i "Outsiders Factory", një kolektiv kuratorësh. Ndër veprat e tij të rëndësishme kuratoriale për ekspozita vlen të përmenden "Post-Actitud" (2011, Ex Teresa Arte Actual, Mexico DF), “South country, South of Country” (2012, Zero Station, Ho Chi Minh City & Howl Space, Tainan), “The Lost Garden” (2014, Eslite Gallery, Taipei), Taiwan International Video Art Exhibition 2014 “The Return of Ghosts” (Hong Gah Museum, Taipei), “Is/In-Land: Mongolian Taiwanese Contemporary Art Exchange Project” (2018, 976 Art Gallery, Ulaanbaatar, Kuandu Museum of Fine Arts, Taipei), “The Middleman, the Backpacker, the Alien Species and the Time Traveler” (2019, TKG+, Taipei), and “The Secret South: from Cold War Perspective to Global South in Museum Collection” (2019, TFAM, Taipei).
+
Video, Ishulli dhe Vështirësitë e Ri-Identitetit: Tajvani dhe programi i shfaqjes "Vështirësitë e ri-identitetit: Video Arti dhe Imazhet Lëvizëse Eksperimentale nga Tajvani", e ndjekur nga një prezantim nga Nobuo Takamori, mbështeten bujarisht nga Fondacioni Chew's Culture, Hong Gah Museum, Solid Art.
Shkolla Verore si Shkollë 2023 mbështetet bujarisht nga Trust for Mutual Understanding - TMU, Nju Jork. Shkolla Verore si Shkollë 2023 mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, Fakulteti i Arkitekturës i Universitetit Hasan Prishtina të Prishtinës, Rrjeti i Institucioneve të Pavarura Artistike dhe Kulturore - RRIPAK, Hej Taxi, Syrrush, Vidasus, X-Print dhe DZG.
+
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë
Video, Ishulli dhe Vështirësitë e Ri-Identitetit: Tajvan
Artistët: Yao Jui-Chung, Li Kuei-Pi, Wu Chi-Yu, Au Sow Yee, Ciwas Tahos, Lin Shu-Kai
Kurator: Nobuo Takamori
Arkitektura e ekspozitës: Albert Heta dhe Vala Osmani
Produksioni: Laureta Hajrullahu, Edvina Musaj, Erdonit Saqipi, Qendresa Zeka, Manushaqe Ibrahimi, Rinesa Gashi
Instalimi: Skender Xhukolli, Erdonit Saqipi, Fitim Haziri