• Vigan Nimani, Untitled, 120 x 150 cm, 2003.
A je turist apo udhëtar?

“Are you a tourist, or a traveler?” (A je turist apo udhëtar?)

“Are you a tourist, or a traveler?” (A je turist apo udhëtar?) është një udhërrëfyes në projektin “Politika e Artit Bashkëkohor”, një projekt kompleks i dizajnuar të funksionoj si një platformë e cila do të hulumtontë
dhe do të vënte në provë fuqinë e skenës së artit bashkëkohor në rrethana të reja, shtete të reja, si dhe edhe funksionin e zgjeruar të artit gjatë dhe pas krizave politike dhe rrëzimit të sistemit.

“Are you a tourist, or a traveler?” u shfaq për herë të parë në Viennafair 2011, së bashku me punën e Qëndresa Dedës në fotografi. Kjo zgjedhje ishte unike në shumë aspekte.

Për shfaqjen e saj në kontekstin ku është krijuar “Are you a tourist, or a traveler?” hetohet me kujdes nga një grua e cila qëndron në qetësi në balkonin e saj, në ndërtesën e mveshur me arkitekurë dhe ngjyra të cilat po dëbohen nga ky qytet.

Kjo pikturë, punë nga Vigan Nimani, e kontekstualizuar në këtë ekspozitë dhe në kohën kur po shfaqet, mund të kuptohet edhe si një vështruese e vetmuar e një realiteti, dhe publiku i një diskutimi mbi një vepra arti, prezentimeve të artistëve dhe qëndrimeve të prezentuara nëpërmjet video dokumetacionit dhe publikimit “Are you a tourist, or a traveler?”.

“Are you a tourist, or a traveler?” ështe udhërrëfyes.

Si mund të jemi në sherbimin tuaj? A jeni turist apo udhëtar? A ka qenë dhuratë e dhënë pa pagesë? Ku janë mendimtarët? A është kjo cenzurë? Kush janë heronjët? Kon e sulmon? A je në shitje? A je i dashtun? Pra, si funksionon? A mund ta bëjmë ne? A je duke përkthyer? Pse po shkruan për këtë lloj arti nëse ke brenga tjera? Çka do të thotë fjala Ballkan në Amerikë? Por pyetja është: cila histori? janë disa nga pyetjet e “Politika e Artit Bashkëkohor” (shator 2008 - shkurt 2009) dhe publikimit “Are you a tourist, or a traveler?” si një nga frytet e këtij projekti.

Struktura e këtij publikimi është e bazuar në një arkitekturë funksionale të konstruktuar me transkripetet e teksteve, prezentimeve dhe diskutimeve të prodhuara gjatë “Politika e Artit Bashkëkohor” dhe intervistën e Martin Glaser me René Block, e prodhuar në 2003 për katalogun e ekspozitës ‘In den Schluchten des Balkan’, prezentuar nga Kunsthalle Fridericianum, Kassel.

Ky publikim është vetëm një pjesë e pafund e dokumetacionit të këtij projekti.

“Are you a tourist, or a traveler?” përfshin prezentimet e punëve të artit, qëndrimet e shprehura dhe diskutimet me Suzana Milevska, Nebojša Milikić, Nita Luci, Marko Miletić, Axel Wieder, Lillian Fellman dhe Wooloo Prodoctions, Tihomir Topuzovski, Sebastjan Leban, Marko Marković, Nadja Leuba, Danilo Prnjat, Artan Balaj, dhe me kontributet ne dikstutime nga Aleksadar Bošković, Ramiro Camelo, Paola Daniolo, Flaka Haliti, Agon Hamza, Milot Hasimja, Albert Heta, Fitore Isufi – Koja, Stas Kleindienst, Sara Kelmendi, Erëmirë Krasniqi, Lura Limani, Besa Luci, Arif Muharremi, Fatmir Mustafa, Vala Osmani, Stefano Romano, Dardan Selimaj, Branimir Stojanović dhe Milica Tomić.

Duke e kontekstualizuar këtë publikim në punën tonë, duhet ta kemi parasysh që kjo punë është publikuar nga një platformë e cila fizikisht funksionon e izoluar në Evropë, nga Evropa, dhe në një vend ku te pakët janë ata boll të guximshëm që mund të kujtojnë dhe të flasin për të kaluarën përtej historive të fabrikuara nga hegjemonitë në pushtet, i tërë rajoni i kontaminuar nga politikat shtetërore në art, cenzura, vetë-cenzura, popullizmi dhe praktika e të qenurit politikisht korekt, të ushtruar nga individët e proklamuar nga mediat si pika dominuese në art dhe shoqëri; dhe Evropa e cila nëpërmjet lojrave bashkëkohore koloniale të ushtruara në Kosovë ka krijuar nocionin për Evropën edhe për ata të cilët nuk lejohen të hyjnë brenda saj.

Si rezultat, është ironike të shohim se jo vetëm politikanët e zakonshëm, por edhe cdo here e më shumë figura të artit bashkëkohor janë të gatshme të negocijojnë, pranojnë dhe normalizojnë fashizmin bashkëkohor, kolonializmin, luftën dhe gjenocidin për hir të pasjes qasje në kapital dhe Evropë.

Por çka ka qenë “Politika e Artit Bashkëkohor” në të vërtetë? Po e citoj një pjesë të diskutimeve që nuk janë pjesë e këtij publikimi:

“ Agon Hamza: …

Let me go back to Kožev and quote a very nice sentence on how a monster is
constituted and then I will proceed further. Kožev says the monster is
related to the following two constituting elements: on the one hand to a
thing taken as such, for example the object of desire and on the other hand
to the consciousness for which thingness is essential entity. But, I think
the proper Leninist question to be posed here with respect to European
desire is that of … desire for what? This is the twist to be added. Europe
in its political configuration from colonialism onwards, functioned on
identifying its other and identifying itself through them and, of course
positioning themselves in a higher position, they always needed Jews or the
third world, or Muslims, Christian orthodoxy and so on. They end up either
in their self-determined mission of civilization, which is colonialism, or
feeling sympathetic for the others’ political, cultural or economic
situation. For Europe, the Balkans stands as a cultural and political
remnant of despotic, oriental, Byzantine and Ottoman empires. Therefore the
Balkans stands as a cultural concept not as a geographical entity; Europe
needs the Balkans to guarantee not only its economic and political but its
cultural hegemony, as well. Now to conclude, in the late nineteen thirties
Max Horkheimer said that those who don’t want to talk about capitalism
should remain silent about fascism, the same goes for the Balkans and
Europe. Those who don’t want to talk critically about Europe should remain
silent about the Balkans…’

Duke e shfrytëzuar këtë konkludim të Agon Hamzës, të dëgjuar gjatë “Politika e Artit Bashkëkohor”, unë do të them se të gjithë ata të cilët nuk janë kritik me veten duhet të heshtin për tjetrin.

Albert Heta
Korrik 2011       

“Are you a tourist, or a traveler?” është e bazuar në thënien e Ramiro Camelo-s.

“Politika e Artit Bashkëkohor” është e inicuar nga Albert Heta dhe Vala Osmani.  Are you a tourist, or a traveler? do të shpërndahet falas gjatë ekspozitës “Are you a tourist or a traveler?” në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë përkrah Edukimin Pa Pagesë.

Vigan Nimani (1981) ka lindur në Prishtinë. Jeton dhe punon në Prishtinë. Ka diplomuar në Drejtimin e Pikturës në Akademinë e Arteve të Universitetit të Prishtinës.

Ekspozitat individuale dhe grupore përfshijnë:
Book Shop ‘1001’, Prishtinë, 1995
Postpesimists art club, Prishtinë, 1996
Coffe Shop Odenon, Prishtinë, 1998
Gallery ‘A’, Prishtina, 2001
Gallery ‘Evergreen’, Pejë, 1996
‘Seling Exhibition for Humanitarian Destination’, Teatri Kombëtar,
Prishtinë, 2001
‘Portrait’, Galeria e Arteve Kosovë, Prishtinë, 2003
‘Artists of Tomorrow’, Galeria e Arteve Kosovë, Prishtinë 2005
‘To be a kunstler you have to arbaiten’, Rizoma Contemporary Art Space,
Prishtinë, 2007
‘Art is not a mirror, it’s a hammer’, Rizoma Contemporary Art Space,
Prishtinë, 2007
‘Amsterdam’, Rijksakademie, Amsterdam, 2007
‘Rezidenca #3’, TICA, Tiranë, 2007


“Politika e Artit Bashkëkohor” është përkrahur nga: The European Culture Foundation, Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Sllovenisë – Divizioni për Mardhënje Kulturore Ndërkombëtare, Ambasada Gjermane në Prishtinë, Instituti Goethe në Beograd, Grand Hotel Prishtina dhe DZG.