Fantazmat e ëndrrave të vonuara
Ekspozitë / Shfaqje filmike / Lexim publik / Koncert
Kuratore: Fatos Ustek
Artistë: Anita di Bianco, Young In Hong, Laura Kuch, Hidde van Schie, Lindsay Seers
11 Prill 2010 - 01 Maj 2010
Fantazmat e ëndrrave të vonuara pasqyron ndjenjën e të qenit i ndjekun prej fantazmave të të kaluarës; ndjenjë që ende është e gjallë dhe që i gjason fërshkëllimës për humbjen, e që do të mund të ishte një moment i tanishëm gëzimplotë. Ekspozita i bën bashkë pesë praktika të ndryshme - punë që e zgjerojnë kornizën konceptuale të ekspozitës në mënyrë të tillë që koncepti i ekspozitës çon drejt zgjerimit të gjasimeve dhe asociimeve.
Shoqëritë, individët dhe personat, në kuptimin ontologjik, bashkëjetojnë me prodhimin e vazhdueshëm të dëshirës, si dhe me nxitjen për t’i mishëruar ëndrrat e veta. Pasioni si impuls i fortë mund të zbehet për shkak të akumulimit të skajshëm të dëshprimeve, si dhe dështimit për t’i bërë ëndrrat realitet. Edhe pse dështimi nuk paraqet fundin e botës, pasoja e humbjes së besimit në angazhimin politik, ekonomik, psikologjik, emocional, si dhe në domenin shoqëror të një personi, çon deri te krijimi i një rrethi vicioz të ndërlikimeve. Me fjalë të tjera, kjo shkakton një gjendje të ndërlikuar mendore, ku e tashmja vazhdimisht përkufizohet prej traumës.
Prandaj, fantazmat i gjasojnë, e përsërisin si dhe gati që e rikrijojnë përvojën e traumës. Me fjalë të tjera, fantazmat janë ikonografi metaforike e traumas që gjendet në natyrën e personit (racionalja e shoqërive, karakteristikat e individëve).
Fantazmat e ëndrrave të vonuara është një platformë për aktivizimin e komplikimeve të personit dhe të shoqërive në racionalen e tyre; ajo presupozon që ndjekja është më parë fenomen shoqëror sesa psikozë individuale a bestytni paramoderne; me këtë ajo e hulumton potencialin e ndryshimit radikal politik, shoqëror dhe emocional. Me fjalë të tjera, ajo e implementon ndryshimin, që është i mundshëm vetëm përmes lulëzimit të formave të reja të subjektivitetit dhe të socialitetit.
Programi
11 Prill 2010 - 01 Maj 2010
Fantazmat e ëndrrave të vonuara
18 Prill 2010, ora 16:00 - 18:00
Lexim publik: Lindsay Seers: It has to be this way
25 Prill 2010, ora 16:00 - 18:00
Shfaqje filmi: Shfaqja e filmit Ghost Dance
01 Maj 2010, ora 16:00 - 20:00
Bisedë e kuratorës dhe artistit + Koncert i mbylljes nga Hidde van Schie
Fantazmat e ëndrrave të vonuara ështe pjese e modulit Kuratorët, projekt i Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.
Fantazmat e ëndrrave të vonuara përkrahet nga Mondriaan Foundation, Kompania e Sigurimeve Dardania, Technomarket, KTV, Rrokum, Alter Habitus dhe DZG.