• Kader Muzaqi: Gjyshjat, Video still (2007)
Gjyshja m'ka ba artist
Gjyshja m’ka ba artist
Kader Muzaqi
Punë Kuratoriale : Albert Heta

19 Gusht 2007 – 17 Shator 2007
Hapja: 19 Gusht 2007, ora 20:00h

E shihni një zonjë të moshuar në shtrat të spitalit. Nënë, nënë, Kadri është këtu! Këto janë fjalët e vetme që mund ti ndëgjosh përveq zhurmës së apartit që e mban pacijentën në jetë. Videoja është e shkurt.

Kader Muzaqi, i lindur me 1985, në Vushtrri/ Kosovë. Aktualisht jeton dhe punon në Prishtinë, Kosovë, dhe është ende duke studiuar në Fakultetin e Arteve, Departamentin e Grafikës. Ai po ashtu ishte iniciator i hapësirës ekspozuese ‘Lemonade’ e cila dështoi të mbaj veten.
Ai si artist: realizimi i këngëve, videove me Wilfrid Massamba më 2003, përformaca dhe shumë koncerte me punk bendin e tij alternativë ‘Acarina’. Pjesëmarrës në Video-Fest 2003’, Festivalin Rock për Rock’ 2003, Ekspozita kolektive: ‘ Artistët e së nesërmës 2005’ (fitues i cmimit) Galeria Kombëtare e Arteve Prishtinë/ ‘Art Today 2005' Galeria e arteve Ferizaj/ 'Vexa Ex' në Hani i Robertve Prishtinë 2005 / 'Five minutes Video-Series' Instituti Efa Institute - Gallery New York 2006, Finalist 'EgoArt Prize' Galeria Kombëtare Bratislava, Sllovaki 2006, 'Moving Image' Galeria Cave Brooklyn NY kuruar nga Drew Ford 2006./ 'New York New York' Galeria Kombëtare Prishtinë, Kosovë kuruar nga Mehmet Behluli 2006/ '24 Videos' Broadway University New York, kuruar nga Cai Qing 2006.