• Fainting
Me të ra t’fikt

Me të ra t’fikt në Stacion, me Bujar Sylemanin dhe Jakup Ferrin.

Fainting, alivanosja, me të ra t’fikt është fillimi i punë së Stacion Qendrës për Art Bashkëkohor, Prishtinë, me modulin e ekspozitave dhe prezentimeve, për sezonin e ri 2007.

Stacion ka vendosë me punu për vitin 2007 që në vitin 2006.

Sfida me i bashku shumë afër dy vitet, gadi që ishte e njejt si më i bashku dy artistët që janë ftu në këtë ekspozitë.

Fainting është më shumë qysh i shoh unë këto punë. Fucking Painting, më falni, Fainting si kornizë e punës është më shumë pamja nga jasht në këtë Botë të Prishtinës.

P.sh. mundet me ju ra t’fikt tu e pa këtë çikë të bukur, nga piktura e Bujarit, tu ecë rrugëve të Prishtinës (shumë prej nesh e përjetojnë këtë), apo definitivisht mundet me ju ra t’fikt prej numrit të alltiave në duart e karakterëve që duken në ‘ekspozitë’. Mundet me ju ra t’fikt prej realitetit nëse vendos me pa.

Shkurt, do ti përmendi disa gjëra që mua më kanë interesu kur jam nisë me idenë më ba këtë ekspozitë:

Pavarsia dhe refuzimi, sa principiel sa si qëndrim, i Bujarit me shokë mos me ba video e mos me qene fashionable, i modës. E tu mos ba video vitet e kalueme, e ke vendosë vetën jasht trendit apo modës së artistëve që njihen si “bashkëkohor”. Natyisht, jo veç kjo ka ndiku që disa prej këtuyre artistëve të jenë jasht këtij sistemi të distribuimit të zgjedhur.

Puna shumë e freskët, e pavarur dhe shumë afër realitetit, demek nuk ka lidhje që nuk asht video ha ha, dhe Jakup Ferri, apo lidhja, vegza që unë fillimisht kam pasë dhe kam me këtë Botë të Prishtinës.

Nuk kisha më qenë i sugurtë që kjo Botë është politike vetëm në atë që si duket refuzon të jetë politike. Vetë ekzistenca e një artisti bashkëkohor në Kosovë është politike. Kjo skenë, në çfardo kombinimi nuk ka të bejë asgjë me atëse si funksionon ky vend. Edhe duke i tejkalu problemet të prodhuara nga vetë ne, kjo skenë mbetet nifar identiteti kompakt e i refuzum i këtoj vendi. Këta artistë i prishin imazhin e keq këtij vendi. Këtij vendi, andërr e çdo politikani infantil vendor e ndërkombëtar. Kësaj oazë hajnie e paftyrsie. Botës së Kryeqytetit të katundeve të Kosovës. Botës së LDK-ve e AAK-ve. PyDyKy-s e Sahatcive. Sa larg ështe kjo Botë e vogël e Prsihtinës prej hipermarketeve me cinglimingla e blerës palidhje që shpenzojnë pare për sene palidhje. Prej atyre që e shpallin ardhjen e patinazhit në Kosovën e vitin 2006 si historike. Gadi i pata thy hunt unë niher në patinazhin e Boro Ramizit e kështu më kujtohet që në vitet e 80ta ka pasë palestër patinazhi në Prishinë. Asi olimpike bile. Duhet me hudh idene qe gjithcka nis me ne.

Qysh me qenë ma politik duhet të jetë pyetja e jo ndoshta me repliku modele refuzimi. Pyetja për mua është qysh me pasë qëndim e guxim intelektual, se sa qysh me qenë artist i modës së kërkuar, përfaqësues i një imazhi default-ik të kësaj gjeografie.


Pam Pam!
Urime Viti i Ri.

Albert Heta
29 Dhjetor 2006

p.s. teksti nuk është i lektoruar.