• Meriton Maloku: Ma shumë se Balancë dhe Fërkim
Meriton Maloku: Ma shumë se Balancë dhe Fërkim

Meriton Maloku
Ma shumë se Balancë dhe Fërkim

Kuruar nga: Vala Osmani dhe Donjetë Murati

24/01/2019 – 23/02/2019
Hapja: 24/01/2019 ora, 20:00
Bisedë me artistin: 25/01/2019 ora, 19:00

Orari
E martë - E premte
16:00 - 17:00

Adresa: Klubi i Boksit, Rr. Mark Isaku 8, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të prezentoj “Ma shumë se balancë dhe fërkim”, ekspozitë personale me Meriton Maloku

“Ma shumë se balancë dhe fërkim” fillon me shpalosjën e një veprimi. Kjo kohë e lojës në veçanti kalon nëpër një kontinuitet kohor dhe hapësinor, përtej vetëm një kalimi kohe, në mënyrë që një dialog të ndodhë mes dy dimensioneve të posaqme përbrenda dhe ndërmjet dy agjentëve. Në tërësi, një forcë rrotullullimi është konstante, siç është edhe përfundimi i veprimit si një fund i lojës. Gjestet, dialogu qëndrojnë në këtë parametër, ndrrimi i roleve ndodhë, dhe me të mund të përhapet dhe realiteti i një ndryshimi kohë dhe në hapësirë. Ajo që duket si një ndryshim i lehtë që shihet me sy, përmban qëndrueshmëri, krahas mundësive për të shqyrtuar shumëllojshmërinë e konfigurimeve që veprojnë ndryshe në çdo kohë të caktuar.

Për të kuptuar këtë veçanti, njeriu duket të afrohet dhe largohet prej vendit ku loja është duke ndodhë, dhe të kuptoj nëse një ndrrim i roleve paraqet një përmbysje të ‘një’ rendi të caktuar. Në nje aks të pushtetit, që nuk vërehet lehtë në strukturë, me këtë ndërmarrje “Ma shumë se balancë dhe fërkim” përpiqet të përcaktoj dhe të bëjë të dukshme një përplasje mes asaj që konsiderohet personale, shoqërore dhe politike. Në këtë nyje, marrëdhëniet shpalosen si interakcione të zakonshme, dite pas dite, duke vë në pyetje ku qendron pushteti, dhe në çfarë forme operon në socializim, pasiqë “pushteti është i fuqishëm, për shkak se […] prodhon ndikim në nivel të dëshirës – dhe po ashtu në nivel të diturisë.” (Foucault, 1972: 59). Çfarë bëhet e dukshme përmes këtyre marrëdhënieve është që ato krijojnë hapësirën për të negociuar procese të ndërtimit të botëkuptimeve, përbrendësimin dhe mbase narracione konkurruese, dhe të shumëfishta.

Meriton Maloku (Kosovë) jeton dhe punon në Antwerp dhe Prishtinë. Ai ka kryer studimet për artet e bukura në Akademinë Royal të Arteve të Bukura në Antwerp dhe ka MA në grafikë.

Hulumtimi i tij kryesisht përqëndrohet në politikë, filozofi dhe historinë e vetë artit. Kryesisht punon me përsëritjën, lojën dhe shfaqje humori kohë pas kohe. Ai punon përmes disiplinave të ndryshme, brenga kryesore është hapësira mes shikuesit dhe punës. Ekspozitat e fundit përfshin Bezoeker Bezocht - Forbidden City/ vendi, Antwerp, 2018; Ercola 50 - MhKA, Muzeu i Artit Bashkëkohor, Antwerp, 2018; Big See - Ilustrimi Big See, Ljubliana, Slovenia, 2018; A4 - Ravnikar Gallery, Ljubliana, Slloveni, 2018; M dhe M - Residency Unlimited, Nju Jork, 2018; “Dry Paint” - Stacionet e subway të Nju Jork-ut/ intervenim urban, Nju Jork, 2018; Masters Salon - De Lange Zaal, Antwerp, 2018; Çmimi “Artistët e së nesërmes” - Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, 2017; Silk road - Xi an, Kinë, 2017; Closure - Instalacion në Masters 2017, Antwerp, 2017; RAFA - Beograd, 2017; Every day eggs - Performancë, KASKA, Antwerp, 2017; Boogie Woggie Wonderland, De Lange Zaal, Antwerp, 2017; Annihilation Event, Galeria Latheby, Londër, 2017; Fridays Death Announcer si kontribut për “Friday on your mind” nga DDV- Galeria Annie Gentils, Antwerp, 2016; Fridays Death Announcer - Projekt një vjeçar për “Friday on your mind” nga DDV, Antwerp, 2016; Onderbrokenstad - Intervenim, City Hall, Antwerp, 2016; De Sokkel Van Teniers - Performancë, KASKA, Antwerp, 2016; KOMASK Bachelor Price - KASKA, Antwerp, 2015; Split Graphics - Split, Kroaci, 2015; Çmimi Ndërkombëtar Gjon Mili - Galeria Kombëtare e Kosovës, 2015 - Guanlan Print Biennal - Guanlan, Kinë, 2015; Startertprijs - KASKA, Antwerp, 2015


“Ma shumë se Balancë dhe Fërkim” me Meriton Maloku është pjesë e programit vjetor të ekspozitave të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe modul i çmimit “Artistët e së nesërmes”. Meriton Maloku është fitues i çmimit “Artistët e së nesërmes” 2017.

Çmimi “Artistët e së nesermës” është një projekt unik që u ofron artistëve të arteve pamore nën moshën 35 vjeçare mundësinë të krijojnë vepra të reja, të jenë pjesë e një procesi specifik edukativ, të kenë takime dhe prezentime për një juri ndërkombëtare, mundësi që të marrin pjesë një ekspozitë të përbashkët me finalistët e tjerë në Stacion - Qendrën për Art Bashëkohor Prishtinë, por edhe të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të përjetojnë dinamikën e skenës artistike të Nju Jork-ut, për dy muaj qëndimi në Residency Unlimited, dhe pas kthimit nga SHBA të kenë ekspozitë personale në Stacion- Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është pjesë e programit të çmimeve për artistët e rinj pamor - YVAA (Young Visual Artists Awards) – që është një rrjet i dhjetë çmimeve të ngjashme nga Evropa Qendrore dhe Lindore, dhe i cili u themelua në vitin 1989 në Çekosllovaki nga Kryetari Vaclav Havel, Wendy Luers dhe artistët disidentë, që kishin për qëllim përkrahjen e ngritjes dhe zhvillimit të artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë synon të rrisë potencialin dhe ndikimin e Çmimit “Artistët e së nesërmes” në zhvillimit e gjithmbarshme në artin bashkëkohor, në tërë teritorin e Kosovës.

Meriton Maloku: Ma shumë se Balancë dhe Fërkim mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës, x-Print dhe DZG.

Kuratore: Vala Osmani dhe Donjetë Murati
Arkitektura e ekspozitës: Vala Osmani
Teksti: Donjetë Murati
Foto: Arben Llapashtica
Asistente e dizajnit grafik: Qëndresa Zeka
Instalimi i ekspozitës: Skënder Xhukolli
Dizajni: DZG
Print: X-Print