• Moshe: A story in continuation

Moshe: Një tregim në vazhdim
Orhan Kurtolli

Projekt kuratorial nga Albert Heta

25/05/2021 – 24/07/2021
Hapja: 25 maj 2021, ora 19:00

Adresa: Klubi i Boksit
Rr. Mark Isaku 8, 10000 Prishtinë

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të prezentoj ekspozitën “Moshe: Një tregim në vazhdim”, projekt kuratorial nga Albert Heta i konstruktuar në hulumtimin e veprave të zgjedhura artistike të Orhan Kurtollit, dhe dokumentacionin e zgjedhur personal arkivor të artistit.

Orhan Kurtolli (1952) ka lindur dhe jeton në Prishtinë. Pikturat e tij i referohen vrojtimit të angazhuar të ambientit, kushteve, njerëzve dhe arkitekturës së këtij qyteti, dhe shoqërisë kosovare. Gjatë vrojtimit të tij të gjatë, Kurtolli ka përjetuar edhe zhvillimet e hovshme historike në skenën e artit pamor në Kosovë, dhe zhvillimet e përmbysjet në kontekstin shoqëror dhe politik kosovar.

Ekspozita “Moshe: Një tregim në vazhdim” ështe shfaqja e parë e projektit hulumtues në vazhdim, bashkëpunim me artistin “duke na shikuar neve dhe duke i parë me sy të ri edhe punimet e tija” në Klubin e Boksit.

Moshe: Një tregim në vazhdim” është pjesë e Programit Hapësinor të Stacion – Qendra për Art Baskëkohor Prishtinë.

Vizita e ekspozitës “Moshe: Një tregim në vazhdim” do të bëhet duke respektuar masat të rekomanduara për parandalimin e pandemisë Covid-19 nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës - IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës.

Ekspozita “Moshe: Një tregim në vazhdim” është mbështetur nga Komuna e Prishtinës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, x-print dhe DZG.