Nebojsha Milikiq: Intervistat me serbët e Kosovës
Punë kuratoriale nga Albert Heta
17 Maj 2014 - 21 Qershor 2014
Orari i transmetimeve
Çdo të shtune prej orës 12:00 në:
Radio Urban FM (Prishtina)103.5 FM dhe në www.radiourbanfm.com
Radio KIM (Çaglavica) 93,9 MHz dhe në www.radiokim.net
Radio Kontakt Plus (Mitrovica) 101.9 dhe në www.radiokontaktplus.org
Pesë vite pas (ri)shpalljes së Pavarsisë, kontekstit të përgjithshme shoqëror dhe politik në Kosovë ende i mungon prania dhe zëri i qytetarëve të pjesës përbërëse serbe në projektin e Kosovës për një shtet. Pjesa më e madhe e shoqërisë sonë ende nuk ka mundësi të ket qasje, dëgjojë, ket dialog, adresoj ose kuptoj realitetin dhe shqetësimet e qytetarëve të cilët gjeografikisht gjinden në pjesën veriore të Kosovës, tani në pozitë të pakicës, dhe anasjelltas.
"Intervistat me serbët e Kosovës" nga Nebojsha Milikiq, është pjesë e projektit "Identity Restoration Reloaded" dhe është përpjekje për ri-krijimin e strukturës fillestare të projektit ("Identity Restoration" (2007)), që rezultoi me pjesmarrjen e munguar në konferencën e parë të zërit të pjesës përbërëse serbe në projektin për një shtet, i cili është ndërtuar përtej modelit dominant të (një) shtetit komb.
"Intervista me serbët e Kosovës" synon të përfshihet në këtë kontekst të veçantë dhe sfidues dhe të bëjë publike anën tjetër të Kosovës; avokoj për nevojën për forcimin e platformave dhe kanaleve për komunikim që mund të krijojnë mekanizma dhe hapësira që mund të nxisin zhvillimet progresive në Kosovë dhe në vendet në rajon.
"Identity Restoration" është zgjeruar në perspektivë me elemente të reja, të vendosura në një kontekst të ri shoqëror dhe politik, për rëndësinë e ngjarjeve të mëparshme në situatën e tanishme, me qëllim për të reflektuar mbi praktikat e sotme dhe ngjarjet që çuan në një udhëtim të vështirë dhe një proces të komplikuar të ri-krijimit të një konsensusi shoqëror rreth një projekt (ndërkombëtar) për shtet dhe një identitet politik bashkëkohor.
Në kontekstin kohor të dhënë, që nga fillimi projekti "Identity Restoration Reloaded", ka funksionuar si një ndërhyrje kritike, e nevojshme për kohën kur është shfaqur në publik, duke filluar nga nëntori 2012 - koha kur dy shtete sajuan ngjarjet e organizuara në Shqipëri dhe Kosovë, të dizajnuara për të festuar 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Në vitin 2007, Kosova kishte hyrë në një proces të qartësimit të së ardhmes së saj politike, në një dialog me Serbinë, me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara.
Si u pasqyrua procesi politik në skenën politike dhe kulturore? Cilat do të ishin shenjat identifikuese të realitetit të ri të projektuar dhe shtetit, dhe si i përdornin strukturat e pushtetit, shprehjet artistike për të definuar, ose për të gjeneruar, një grup të veçantë të karakteristikave kulturore për Kosovën, janë pyetjet që në vitin 2007 bëheshin publikisht vetëm nga disa zëra.
Euforia popullore dhe naivitet politik, një proces politik i menaxhuar në shpejtësi duke përfshirë edhe krijimin e simboleve të reja shtetërore, dhe jo vetëm ky proces, ka funksionuar edhe si një mekanizëm shtesë për "restaurimin" e identitetit kombëtar shqiptar dhe projektit të ribashkimit kombëtar shqiptar, tani me një dimension të ri politik. Në shekullin e kaluar, identiteti shqiptar i shqiptarëve të Kosovës ishte gjithashtu edhe një monedhë për krijimin e vetëdijes, solidaritetit dhe bashkimit politik në luftën kundër niveleve ekstreme të kolonializmit perandorak, shtypjes ose okupimit.
Në realitetin politik që u shfaq pas vitit 2008, politikat e identitetit zëvendësuan politikën dhe janë duke u bërë mjete që mund ti bartin projektet politike.
Diskursi i politikanëve, mediave, artistëtve dhe mendimtarëve nga Serbia dhe Shqipëria, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka pasur një rol në krijimin e këtij realiteti politik. Ky diskurs e sheh "shpëtimit" e vetëm në krijimin e shtetit (të madhe) komb me kapacitetin e gjenerimit të lumturisë për qytetarët e tij.
Në vitin 2007, Oliver Ivanoviq, atëhere një zë i shquar i serbëve të Kosovës dhe anëtar i Parlamentit të Kosovës (23.11.2004 - 12.12.2007) ka qenë ftuar që të jetë pjesë e panelit të konferencës "Identity Restoration". Në vitin 2007, pak ditë para konferencës Oliver Ivanoviq anuloj pjesëmarrjen e tij.
"Intervista me serbët e Kosovës" është bazuar në projektin "Pesëmbëdhjetë pyetje për punëtorët e Borit" (2003, projekti bashkëpunues i realizuar me Branimir Stojanoviq, Vladimir Markoviqit dhe Dragoljub Janesh). Ky projekt ishte hulumtim në vetëdijen politike të punëtorëve të kompleksit të industris së bakrit Bor, atëherë në kolaps e sipër. Kjo u realizua nëpërmjet intervistave me 60 punëtor në vendet e tyre të punës në minierë dhe kompleksin industrial. Projekti si dhe pesëmbëdhjetë pyetjet e dhëna ishin konceptuar sipas metodologjisë së sociologut francez Sylvain Lazarus i cili ka intervistuar punëtor atëherë në situata të ngjashme në Brazil, Algjeri dhe Francë. Qëllimi i pyetjeve të tij ishte për të artikuluar dhe definuar pozicionin dhe qëndrimin e punëtorëve në situatën e kërcënimit për të humbur punën dhe të sigurojë kuptimin e ri të momentit përkatës politik dhe ideologjik. CD-ja është publikuar me të gjitha audio incizimet dhe transkriptet e intervistave dhe katër tekste shoqëruese. Rezultatet janë prezantuar në konferencën Ndërkombëtare për ''Immaterial labour'' që u mbajt në Kembrixh në prill 2006.
Në vitin 2005 një seri e intervistave me serbët e Kosovës ishte iniciuar me qëllim të sfidimit të barrierave të ndryshme në komunikim. Nisma ka pasur për qëllim të krijroj kanal për një shkëmbim të drejtpërdrejtë të pikëpamjeve politike dhe qëndrimeve, jashtë sferave ekzistuese mediale të asaj kohe dhe standardeve të ngjajshme. Vetëm disa intervista ishin planifikuar për raundin e parë si një lloj pilot-projekti vetëlëvizës. Ato u realizuan në fund të pranverës së vitit 2005 në Prishtinë, Graçanicë dhe Preoce, në vende ku të intervistuarit jetojnë apo punojnë. Debati që u ngrit gjatë intervistave ofroi clirimin nga cenzura dhe injoranca që karakterizonte qëndrimin e përgjithshëm të një banori mesatar të Serbisë ndaj situatës në Kosovë. Nga ana tjetër, debati i'u ofroj të intervistuarve një thellim në shumëllojshmërin e vlersimeve politike dhe interpretimeve të kaluarës së tyre dhe gjendjes aktuale. Duke i injoruar metodologjitë, atëherë mbizotëruese, të interpelimit ideologjik dhe përfaqësimit medial të serbëve të Kosovës dhe të shumicës së marrëdhënieve mbizotëruese, shkëmbimi kishte për synim krijimin e një shërbimi dy-drejtimësh maieutik.
Në vitin 2012, Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka ftuar Nebojsha Milikiq-in për të vazhduar projektin, si vazhdimësi e kërkimit tonë, konceptualisht e lidhur me pjesëmarrjen e munguar të Oliver Ivanovqi-it në konferencën e parë dhe praninë e munguar të serbëve të Kosovës që jetojnë në veri të Kosovës në jetën politike në Republikën e Kosovës.
"Intervista me serbët e Kosovës" në formatin e përbledhur do të transmetohen përmes radio stacioneve të zgjedhura në Kosovë (Urban FM 103.5 FM, Radio KIM 93,9 MHz dhe Radio Kontakt Plus 101.9 MHz) dhe përmes web platformave të këtyre radio stacioneve. Intervistat e plota të projektit 'Intervistat do të transmetohen pwrmes radio platformës në faqen zyrtare të Stacion - Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë.
"Intervista me serbët e Kosovës" u mbështet nga: Zyra e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE në Kosovë, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prishtinë, X-print dhe DZG.